Italia, nga frika e rishikimit të deficitit të Eurostat, kërkon fleksibilitet në BE!

Italia po lobon me partnerët e saj të Bashkimit Europian me urgjencë në rritje për të miratuar rregulla buxhetore më fleksibël, sipas burimeve qeveritare, pasi Roma ka frikë se devijimet nga objektivat e saj të shpenzimeve për vitin 2024 do të shkaktojnë një procedurë disiplinore nga Brukseli. Qeveria e Giorgia Melonit është veçanërisht e shqetësuar se një vendim i ardhshëm kontabël nga krahu i statistikave të BE-së, Eurostat, mund të rrisë deficitin fiskal të vitit të ardhshëm, thanë tre zyrtarë, duke e bërë pozicionin e Romës edhe më të cenueshëm.
Banka qendrore e vendit konfirmoi më vonë rreziqet që lidhen me vendimin e ardhshëm të Eurostat, që do të merret nga mesi i vitit 2024. Rregullat fiskale të BE-së, të pezulluara që nga viti 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, do të rikthehen vitin e ardhshëm me ndryshime që tani po negociohen nga qeveritë e BE-së dhe Italia po propozon mënyra për ta bërë atë sa më të butë.
Këto përfshijnë trajtimin e favorshëm të llojeve të ndryshme të investimeve si dhe shpenzimet më të larta të mbrojtjes dhe ndihmën financiare e ushtarake për Ukrainën. Propozimi i fundit i Italisë do ta mbrojë atë kundër një rishikimi nga Eurostat në muajt e ardhshëm se sa të kushtueshme janë kreditë tatimore për investime më të gjelbra. Italia i ka përfshirë tashmë në buxhetet e kaluara, gjë që ka fryrë deficitet e saj në tre vitet e fundit.
Megjithatë, Eurostat, duke përdorur kriteret teknike të kontabilitetit, mund të vendosë se ndikimi i kredive tatimore duhet të zhvendoset në vitin 2024 dhe më tej, duke rishikuar poshtë deficitet për vitet kur kufijtë e BE-së u pezulluan dhe duke i rritur ato kur të kthehen rregullat e përditësuara fiskale.
Banka e Italisë paralajmëroi parlamentin të hënën se vendimi i Eurostat mund të çojë në "një reduktim të fortë të deficiteve për 2020-2023 dhe një rritje të konsiderueshme të atyre për vitet në vijim".
Në këtë rast, Italia pothuajse me siguri do të binte në kundërshtim me një reformë të Paktit të Stabilitetit të propozuar nga Komisioni Evropian - më konkretja në tryezë deri më tani - kështu që zyrtarët italianë po argumentojnë se rishikimet e mundshme të Eurostat duhet të llogariten si një "faktor i rëndësishëm" për të shmangur një procedurë disiplinore.
Thesari Italian është zotuar të mbajë rritjen e shpenzimeve primare neto të Italisë "shumë poshtë" kufirit prej 1.3% të kërkuar nga Brukseli për vitin 2024. Por një vendim i pafavorshëm nga Eurostat do ta bënte këtë të pamundur, tha një nga zyrtarët. Një vendim i Komisionit se buxheti i Italisë për vitin 2024 nuk është në përputhje me rregullat e BE-së ndoshta do të komplikonte presionin në rritje të tregut mbi borxhin e Romës, i cili është proporcionalisht i dyti më i madhi në eurozonë pas atij të Greqisë.
Kuadri buxhetor i Italisë, i miratuar nga kabineti më 27 shtator, rriti objektivin e deficitit të vitit të ardhshëm në 4.3% nga 3.7% e mëparshëm dhe synoi kthimin e tij nën kufirin prej 3% të BE-së vetëm në vitin 2026, pa pothuajse asnjë reduktim të borxhit gjatë të njëjtës periudhë. Plani u prit keq nga tregjet, me hendekun e vëzhguar nga afër midis yield-eve të obligacioneve 10-vjeçare BTP italiane dhe Bundeve ekuivalente gjermane që kaluan 208 pikë bazë të hënën, më i madhi që nga janari.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Nafta, e qëndrueshme pranë 88 USD - Largohet përkohësisht frika për çrregullim të furnizimit të tregut
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi u rrit me mbi 4% në sesionin e kaluar, me investitorët që po monitorojnë nga afër zhvillimet në......

Tregu monetar, i qëndrueshëm - Ndikon rënia e yield-it të obligacioneve në SHBA
Dollari amerikan është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët kanë reaguar ndaj rënies së yield-it të obligacioneve në Shtetet e Bashkuara të......

Ari ngjitet drejt 1870 USD për onz - Rritet kërkesa e investitorëve për asete të sigurta
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të paqartësive të tregjeve në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, mes Hamasit dhe Izraelit.......

Bitcoin bie lehtë drejt 27,500 USD - Fondacioni Ethereum shet 2.7 milionë USD kriptomonedha
Bitcoin po tregtohet edhe sot pranë 27,500 dollarëve, por humori i investitorëve është i brishtë për shkak të tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme.......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Rriten me mbi 1.5%, pavarësisht tensioneve gjeopolitike
Bursat europiane janë rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pavarësisht krizës gjeopolitike dhe gjakderdhjes në Izrael dhe Gaza. Indeksi pan-Europian Stoxx 600......

DigitAlb: Ulje çmimesh në ditët KUQeZI dhe dhurata për çdo tifoz
DigitAlb mbetet kurdoherë shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Platforma më e madhe televizive në mbarë shqiptarinë transmeton live më 12 Tetor ndeshjen......

Tender 1.5 mln euro për e-taxation - Përmirësim i sistemit pas hyrjes në fuqi të ligjit për tatimin mbi të ardhurat
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit (AKSH) ka hapur një tender me vlerë rreth 1.5 milionë euro për përmirësimin e sistemit e-taxation- për......

Transaksionet në euro brenda vendit, rekord në 2023 - Sistemi AIPS, mbi 154 mijë transferta me vlerë totale 2.5 miliardë euro
Për periudhën janar-gusht sistemi AIPS, që proceson transaksionet në euro të klientëve të bankave brenda Shqipërisë ka rritur një rekord të ri. Deri në fund të......