Bota Postuar më 10 Tetor 2023, 15:28

Nafta, e qëndrueshme pranë 88 USD - Largohet përkohësisht frika për çrregullim të furnizimit të tregut

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 88 USD - Largohet përkohësisht

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi u rrit me mbi 4% në sesionin e kaluar, me investitorët që po monitorojnë nga afër zhvillimet në lidhje me çrregullimin e furnizimit të tregut, si pasojë e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 88 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi. Në sesionin e së hënës, të dyja kontratat u rritën me mbi 3.5 dollarë, për shkak të sulmeve të Hamasit në Izrael. Investitorët frikësohen se ky konflikt mund të përhapet edhe në rajonin e pasur me naftë.

Ndërsa Izraeli prodhon shumë pak naftë bruto, tregjet shqetësoheshin se nëse konflikti përshkallëzohet, mund të dëmtojë furnizimin në Lindjen e Mesme dhe të përkeqësojë një deficit të pritshëm për pjesën tjetër të vitit.

Porti Ashkelton në Izrael dhe terminalet e tij u mbyllën menjëherë pas shpërthimit të konfliktit. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë deklaroi të hënën se, Irani është bashkëpunëtor edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk kanë prova që tregojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Iranit në sulme. Ndërkohë, analistët mendojnë se nafta do të tregtohet mes 90 dhe 100 dollarë për fuçi në tremujorin e fundit të këtij viti.

Lidion Kulla / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......