Tregu monetar, i qëndrueshëm - Ndikon rënia e yield-it të obligacioneve në SHBA

Dollari amerikan është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët kanë reaguar ndaj rënies së yield-it të obligacioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u ndikua nga komentet e bëra nga zyrtarët e Rezervës Federale, në lidhje me normat e interesit.
Gjithashtu, investitorët po presin edhe procesverbalin e takimit të shtatorit të rezervës Federale, që do të publikohet të premten, ndërsa janë të fokusuar edhe te konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.
Euro po qëndron në rritje të lehtë me rreth 0.1% dhe po tregtohet në rreth 1.058 dollarë. ndërkohë, Bloomberg raportoi se Kina po vlerëson emetimin e rreth 1 trilionë juan ose rreth 137 miliardë dollarë borxh shtesë, shpenzime që do të shkojnë për të mbështetur ekonominë në ngadalësim.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare ka zbritur pranë 106, duke u tërhequr nga niveli më i lartë në 11 muajt e fundit prej 107.3 të regjistruar javën e kaluar.
Ndërkohë, monedha e Izraelit, shekel ka rënë drejt 3.95 në raport me dollarin amerikan, niveli më i ulët në 8 vitet e fundit, pavarësisht se Banka Qendrore e Izraelit se do të shesë 30 miliardë dollarë në monedhë të huaj.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Ari ngjitet drejt 1870 USD për onz - Rritet kërkesa e investitorëve për asete të sigurta
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të paqartësive të tregjeve në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, mes Hamasit dhe Izraelit.......

Bitcoin bie lehtë drejt 27,500 USD - Fondacioni Ethereum shet 2.7 milionë USD kriptomonedha
Bitcoin po tregtohet edhe sot pranë 27,500 dollarëve, por humori i investitorëve është i brishtë për shkak të tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme.......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Rriten me mbi 1.5%, pavarësisht tensioneve gjeopolitike
Bursat europiane janë rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pavarësisht krizës gjeopolitike dhe gjakderdhjes në Izrael dhe Gaza. Indeksi pan-Europian Stoxx 600......

DigitAlb: Ulje çmimesh në ditët KUQeZI dhe dhurata për çdo tifoz
DigitAlb mbetet kurdoherë shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Platforma më e madhe televizive në mbarë shqiptarinë transmeton live më 12 Tetor ndeshjen......

Tender 1.5 mln euro për e-taxation - Përmirësim i sistemit pas hyrjes në fuqi të ligjit për tatimin mbi të ardhurat
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit (AKSH) ka hapur një tender me vlerë rreth 1.5 milionë euro për përmirësimin e sistemit e-taxation- për......

Transaksionet në euro brenda vendit, rekord në 2023 - Sistemi AIPS, mbi 154 mijë transferta me vlerë totale 2.5 miliardë euro
Për periudhën janar-gusht sistemi AIPS, që proceson transaksionet në euro të klientëve të bankave brenda Shqipërisë ka rritur një rekord të ri. Deri në fund të......

Dyfishohet taksa për tokat bujqësore - Sa do të paguhet për hektarë dhe kush përjashtohet nga detyrimi?
Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme i cili është në fazë konsultimesh, parashikon edhe rritjen e taksës për tokat bujqësore. Sipas nenit 37 të......

Kreditë me probleme rriten lehtë në gusht - Banka e Shqipërisë: Arrijnë 5.3%, kryesisht nga huatë afatshkurtra të biznesit
Ndërsa ndiqet me shumë vëmendje nga aktorët e tregut financiar shqiptar për shkak të pritjeve që rritja e normave të interesit të ketë një efekt negativ në......