Shqipëria Postuar më 17 Prill 2025, 17:04

Rama inspektime në qarkun Dibër - Ish-godina e oficerëve kthehet si strehim për banesat sociale

Nga Diamila Leka

Rama inspektime në qarkun Dibër - Ish-godina e oficerëve kthehet

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka inspektuar parkun e ri në qendër të Burrelit, gjithashtu i shoqëruar nga ish-kryebashkiaku i Burreli Agron Malaj, kanë inspektuar edhe godinën e ish-Shtëpisë së Ofiecerëve, e cila është në funksion si një banesë sociale dhe qendër multifunksionale.

‘Ne, zoti kryeministër, planifikuam edhe një parkim nëntokësor në këtë zonë, por i gjithë Burreli në pjesën nëntokësore, është me tunele. Është i gjithi me tunele, duke qenë se është planifikuar qëndrimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Kemi punuar me Fondin e Zhvillimit për një projekt vitalizues që do t’i shërbejë turizmit’,  tha Malaj gjatë inspektimit.

Më tej, Rama ka vijuar, i shoqëruar nga Malaj dhe drejtuesi i Qarkut, Blendi Klosi, drejt ish-godinës së oficerëve, ku kanë parë nga afër ndryshimin e godinës. Ndërtesa më parë kishte qenë në gjendje të rëndë dhe është rehabilituar.

“Ajo çfarë është ndryshimi i kësaj godine,ë shtë se në katin e parë është bërë një qendër multifunksionale. Po ashtu për herë të parë Mati do ketë edhe banesa të cilat i takojnë grave të cilat janë të dhunuara në nëj moment të caktuar, dhe menjëherë merren dhe rehabilitohen në Godina të posçme.”

Ish-godina e oficerëve në Burrel, sipas Malajt gjatë shoqërimit të kryeministrit, është kthyer edhe si strehim për banesat sociale.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...