Blerja e energjisë “redukton” tarifat - Strategjia e Trump “detyron” vendet aziatike të hyjnë në bisedime
Qeveritë aziatike po synojnë të blejnë më shumë naftë dhe gaz amerikan, ndërsa përpiqen të ulin suficitin e tyre tregtar me Uashingtonin. Vendet shpresojnë se kjo do të ndihmojë në lehtësimin e barrës tarifore të vendosur nga Presidenti amerikan Donald Trump.
Shumë vende aziatike kanë suficite të mëdha tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe janë gjithashtu importues të mëdhenj të energjisë.
Por çfarë masash planifikojnë këto shtete për të blerë naftën dhe gazin amerikan?
INDONEZIA
Indonezia do të propozojë rritjen e importeve të naftës bruto dhe gazit të lëngshëm (LPG) nga Shtetet e Bashkuara me rreth 10 miliardë dollarë si pjesë e negociatave tarifore.
Ministria e energjisë rekomandoi rritjen e kuotës së importit të LPG-së për SHBA-në, si dhe importimin e më shumë nafte bruto amerikane, për të ndihmuar në arritjen e objektivit.
PAKISTANI
Pakistani po shqyrton për herë të parë importimin e naftës bruto nga Shtetet e Bashkuara, për të kompensuar një disbalancë tregtare që shkaktoi tarifa më të larta nga ana e SHBA-së, sipas burimeve qeveritare.
Drejtori ekzekutiv i rafinerisë tha se synohet të blihet naftë bruto amerikane ekuivalente me importet aktuale të karburantit dhe produkteve të rafinuara të Pakistanit, ose rreth 1 miliard dollarë naftë.
INDIA
India po shqyrton një propozim për të hequr taksën e importit mbi gazin natyror të lëngshëm (LNG) amerikan për të rritur blerjet dhe për të ndihmuar në uljen e suficitit tregtar me Uashingtonin, thanë katër burime qeveritare dhe të industrisë.
Nju Delhi gjithashtu planifikon të heqë taksat mbi importet e etanit dhe gazit të lëngshëm të naftës (LPG) së SHBA-së.
Importuesi më i madh i LNG-së në vend, GAIL India Ltd, ka hapur një tender për të blerë deri në 26% të aksioneve në një projekt LNG në Shtetet e Bashkuara, të kombinuar me një marrëveshje 15-vjeçare për importin e gazit.
TAJLANDA
Tajlanda tha se planifikon të importojë më shumë LNG dhe etan amerikan gjatë pesë viteve të ardhshme.
Përveç një plani ekzistues për të importuar 1 milion ton metrik në vit të LNG-së me vlerë 500 milionë dollarë vitin e ardhshëm, si pjesë e një plani 15-vjeçar që arrin një total prej 15 milionë tonësh, Tajlanda planifikon një kontratë tjetër për më shumë se 1 milion ton LNG amerikan gjatë pesë viteve të ardhshme.
Vendi gjithashtu planifikon të importojë 400,000 ton etan të SHBA-së me vlerë 100 milionë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme, tha ministri i financave.
LNG i ALASKËS
Trump dëshiron që Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani t'i bashkohen projektit të eksportit të gazit natyror prej 44 miliardë dollarësh në Alaska, pjesë e shtysës së Uashingtonit për tregtinë dhe tarifat.
Projekti synon transportimin e gazit në jug nga veriu i largët i Alaskës nëpërmjet një tubacioni prej 44 miliardë dollarësh me gjatësi 1,300 km, që do të transportohet si LNG në Japoni, Korenë e Jugut dhe Tajvan, duke anashkaluar Kanalin e Panamasë.
Sondazh

Greqia, 10-15 satelitë në hapësirë për dy vjet - Synon të zvogëlojë varësinë nga shtetet e tjera në këtë sektor
Rreth 10 deri 15 satelitë grekë pritet të lëshohen në orbitë gjatë dy viteve të ardhshme nga Ministria e Qeverisjes Digjitale, në bashkëpunim me Qendrën......

Shqipëria, në “lartësi” të reja/ Eurostat na rendit sërish të parët në Europë për fluturimet komerciale
Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme në transportin ajror, me një rritje prej 11.2% të fluturimeve vetëm gjatë muajit mars 2025, sipas Eurostat.......

“Pak persona kontribuojnë për pension privat” - AMF: Rritja e pjesëmarrësve në këtë treg mbetet sfidë
Edhe pse tregu i pensioneve private ka pasur një ecuri pozitive në 2024, rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve mbetet një sfidë për zhvillimin e mëtejshëm të......

Tarifat, Fed qëndron në “pritje” - Rritja ekonomike e SHBA-së ngadalësohet mes pasigurive tregtare
Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara duket se po ngadalësohet, me shpenzimet e konsumatorëve që rriten në mënyrë modeste dhe një rritje të shpejtë të......

Super kapacitetet e centraleve energjetike - Miratimet e projekteve për t’u lidhur me rrjetin arrijnë në 3535 MW, ERE: Duhen investime
Numri i centraleve të prodhimit të energjisë elektrike që kërkojnë të lidhen me rrjetin e transmetimit ka pësuar rritje të ndjeshme, teksa të dhënat zyrtare......

“Në 4 vite, 49 mln shërbime nga e-albania” - Rama: Jemi duke punuar për ID elektronike evropiane
Më shumë se 95% e shërbimeve publike janë online, të aksesueshme nga çdo pajisje dhe nga çdo vend, ndërsa platforma e-albania është bërë porta hyrëse në......

Trump “bashkon” Evropën - Si mund të përfitojë BE nga politikat e SHBA-së?
Një raport i ri strategjik parashikon se politikat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump janë pikërisht mjekimi që i duhet Bashkimit Evropian për t'u bërë......

Kina, furnizuesi kryesor i vendit edhe në Mars/ Eksportet paraqiten me rritje. Energjia dhe tekstilet, motorët kryesorë
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për Marsin 2025 sjell disa sinjale pozitive për ekonominë vendase, me një rritje të ndjeshme të eksporteve dhe një ulje të......