Mbrojtje për pronën e dëmtuar të efektivëve në detyrë-Qeveria kompenson deri në 1 milion lekë për punonjësit e policisë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e ri që përcakton kriteret dhe procedurat për dhënien e kompensimit të menjëhershëm financiar punonjësve të Policisë së Shtetit, në rast dëmtimi të rëndë të pronës për shkak të detyrës. Sipas vendimit, efektivët përfitojnë deri në 1 milion lekë në rast se prona e tyre dëmtohet për arsye që lidhen drejtpërdrejt me kryerjen e detyrës.
Kompensimi aplikohet në dy raste: kur dëmtimi ndodh nga një vepër penale për shkak të detyrës dhe rasti është referuar në prokurori, ose kur prona dëmtohet aksidentalisht gjatë përdorimit për nevoja zyrtare. Kusht për përfitim është që efektivi të zotërojë titull pronësie ose dokument për proces legalizimi dhe të mos ketë përfituar më parë dëmshpërblim nga siguracioni.
Vendimi parashikon ngritjen e një komisioni pesë-anëtarësh në Policinë e Shtetit, i cili vlerëson brenda 10 ditëve përputhshmërinë e dokumentacionit me kriteret ligjore dhe propozon vendimin për pagesë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është autoriteti që lëshon urdhrin përfundimtar për shpërblimin.
Në rast refuzimi të kompensimit, punonjësi ka të drejtë të ankimojë vendimin pranë drejtorit të Policisë, ndërsa në rast se dëshmohet më vonë se dëmi nuk lidhej me detyrën, kompensimi duhet të kthehet në masën 100%. Vendimi shfuqizon aktin e mëparshëm të vitit 2017 dhe efektet financiare do të mbulohen nga buxheti i Policisë së Shtetit. Ky rregullim i ri hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Sondazh

Qeveria miraton përbërjen dhe funksionimin e Komitetit Kombëtar të Aviacionit Civil
Në mbledhjen e qeverisë së kësaj së enjteje është miratuar përbërja dhe funksionimi i Komitetit Kombëtar të Aviacionit Civil, me propozim nga......

Rama inspektime në qarkun Dibër - Ish-godina e oficerëve kthehet si strehim për banesat sociale
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka inspektuar parkun e ri në qendër të Burrelit, gjithashtu i shoqëruar nga ish-kryebashkiaku i Burreli Agron Malaj,......

Blerja e energjisë “redukton” tarifat - Strategjia e Trump “detyron” vendet aziatike të hyjnë në bisedime
Qeveritë aziatike po synojnë të blejnë më shumë naftë dhe gaz amerikan, ndërsa përpiqen të ulin suficitin e tyre tregtar me Uashingtonin. Vendet shpresojnë......

Greqia, 10-15 satelitë në hapësirë për dy vjet - Synon të zvogëlojë varësinë nga shtetet e tjera në këtë sektor
Rreth 10 deri 15 satelitë grekë pritet të lëshohen në orbitë gjatë dy viteve të ardhshme nga Ministria e Qeverisjes Digjitale, në bashkëpunim me Qendrën......

Shqipëria, në “lartësi” të reja/ Eurostat na rendit sërish të parët në Europë për fluturimet komerciale
Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme në transportin ajror, me një rritje prej 11.2% të fluturimeve vetëm gjatë muajit mars 2025, sipas Eurostat.......

“Pak persona kontribuojnë për pension privat” - AMF: Rritja e pjesëmarrësve në këtë treg mbetet sfidë
Edhe pse tregu i pensioneve private ka pasur një ecuri pozitive në 2024, rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve mbetet një sfidë për zhvillimin e mëtejshëm të......

Tarifat, Fed qëndron në “pritje” - Rritja ekonomike e SHBA-së ngadalësohet mes pasigurive tregtare
Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara duket se po ngadalësohet, me shpenzimet e konsumatorëve që rriten në mënyrë modeste dhe një rritje të shpejtë të......

Super kapacitetet e centraleve energjetike - Miratimet e projekteve për t’u lidhur me rrjetin arrijnë në 3535 MW, ERE: Duhen investime
Numri i centraleve të prodhimit të energjisë elektrike që kërkojnë të lidhen me rrjetin e transmetimit ka pësuar rritje të ndjeshme, teksa të dhënat zyrtare......