Financa botërore, në luftë me Rusinë - Publikohet infografika me detajet e sanksioneve perëndimore
Zyra e Thesarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë publike një infografikë që përshkruan në detaje luftën financiare që Perëndimi ka ndërmarrë kundër Rusisë që kur vendi pushtoi Ukrainën në fillim të këtij viti. Trusti SPDR S&P 500 (NYSE: SPY) është ulur me 7.4% që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt, por sanksionet dhe veprimet e tjera të ndërmarra nga vendet në mbarë botën në përgjigje të luftës kanë pasur një ndikim shumë më dërrmues në ekonominë ruse.
Goldman Sachs parashikoi kohët e fundit se këto masa ndëshkuese, duke hequr Rusinë nga ekonomia globale, do të bëjnë që PBB-ja ruse të bjerë me 10% në 2022.
Disa nga veprimet më të rëndësishme kundër Rusisë përfshijnë përjashtimin e bankave ruse nga sistemi i Shoqërisë për Telekomunikacionet Financiare Ndërbankare në mbarë botën (SWIFT). Bankat përdorin sistemin SWIFT për pagesat ndërkombëtare.
Rusia ka rreth 630 miliardë dollarë rezerva, gjysma e të cilave mbahen në bankat e huaja që nga janari 2022; Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni Europian, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë ngrirë rezervat valutore ruse në juridiksionet e tyre përkatëse.
Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar bankën më të madhe ruse, Sberbank, dhe shumë banka të tjera të mëdha ruse të kryejnë shumicën e transaksioneve të saj në dollarë amerikanë dhe kanë kufizuar blerjet e bonove ruse në Shtetet e Bashkuara.
SHBA ka kufizuar gjithashtu eksportet e burimeve dhe shërbimeve të inteligjencës, mbrojtjes dhe energjisë në Rusi, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të naftës dhe gazit natyror; SHBA ka ndaluar tashmë importet e naftës dhe gazit rus, ndërsa Britania e Madhe është zotuar t'i heqë ato gradualisht deri në fund të vitit.
Nëse Bashkimi Europian bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar në ndalimin e naftës dhe gazit rus, Zyra e Thesarit vlerëson se ekonomia ruse mund të tkurret me rreth 20%.
SCAN
Sondazh

Ndërprerja e gazit rus - 6 milionë banesa në Britaninë e Madhe do të racionojnë energjinë
Gjashtë milion banesa mund të përballen me reduktime të energjisë elektrike këtë dimër nëse situata me Rusinë përshkallëzohen. Kjo panoramë e zymtë prezantohet......

Nafta, në nivelet më të larta në 2 muaj - Përpara takimit të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë
Çmimet e naftës u rritën të hënën, duke arritur në nivelet më të larta në më shumë se dy muaj, ndërsa tregtarët presin të shohin nëse Bashkimi Europian do të......

Rënia e lirës kthehet në makth! - Valuta turke është zhvlerësuar me 20% këtë vit. Inflacioni, në 70% dhe pritet të rritet më tej
Një rënie tjetër prej 9% e lirës së Turqisë këtë muaj dhe rreziku për borxhin publik që është pranë niveleve të krizës ekonomike dhe financiare globale të......

Paga mesatare në Kosovë u rrit 18 euro - Në vitin 2021, paga mesatare bruto ishte 484 Euro
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2021, ku vërehet se në sektorin publik kishte një rënie të pagës bruto......

Pronat e ushtrisë, 5 kallëzime në SPAK - Peleshi: Gjysma e bazës së Shëngjinit u ishte dhënë në pronësi privatëve
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është thirrur këtë të hënë në një interpelencë në Kuvend nga opozita për pronat e Forcave të Armatosura. Peleshi ka sqaruar......

Pastrimi i parave, hetim agjencive imobiljare - Qeveria miraton 8 urdhra dhe 1 udhëzim. Rastet kur nis inspektimi i detajuar
Nga procedurat e hetimit disiplinor, te kodi etik, te pastërtia e figurës, dhënia dhe heqja e licencës e dere te përfshirja në regjistrin zyrtar të......

“Kuvendi, dëgjesë për problemet me e-Albania” - Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Shalsi: Në fokus, vonesat për ngritjen e call center
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat do të thërrasë në dëgjesë përfaqësuesit e qeverisë, në lidhje me vonesën e krijuar për ngritjen e call......

Dështon ndalimi i qeseve në 1 qershor - Vendimi, ende në konsultim publik. S'janë përcaktuar kategoritë që ndalohen dhe institucionet monitoruese
Pavarësisht se data 1 qershor do të shënojë ndalimin e qeseve plastike, aktet nënligjore që mund të bëjnë të zbatueshëm ligjin nuk janë miratuar ende, pasi......