Ndërprerja e gazit rus - 6 milionë banesa në Britaninë e Madhe do të racionojnë energjinë
Gjashtë milion banesa mund të përballen me reduktime të energjisë elektrike këtë dimër nëse situata me Rusinë përshkallëzohen. Kjo panoramë e zymtë prezantohet si skenari më i keq i mundshëm të cilin do të përballet qeveria britanike.
Gjithashtu parashikohen dhe reduktime të furnizimit me gjatë vitit nëse Rusia vazhdon të ndërpresë eksportet e saj për vendet e Bashkimit Europian, gjë që do të shkaktonte racionimin e energjisë elektrike nëse situata përkeqësohet. Sipas detajeve të publikuara nga mediat britanike, reduktimet mund të bëhen të domosdoshme në përdorimin industrial të gazit. Kjo krizë ka detyruar ministrinë britanike të biznesit që t’u kërkojë stacioneve të energjisë të cilat funksionojnë me qymyr që të shtyjnë mbylljen e tyre të planifikuar.
Zëdhënësi i kësaj ministrie këmbënguli se Mbretëria e bashkuar nuk ka probleme me furnizimin me gaz apo me energjinë elektrike, duke theksuar se qeveria është plotësisht e përgatitur për cdo skenar, madje dhe për ata më të këqinjtë.
Dhe pse Mbretëria e Bashkuar përdor shumë pak karburant apo gaz që vjen nga Rusia, do të përballej me vështirësi në furnizime kundrejt vendeve të tjera europiane të cilave presidenti rus Vladimir Putin iu ka mbyllur rubinetat e gazit. Ministria e biznesit është vënë në dijeni se 6 milion banesa do të detyrohen të racionojnë energjinë elektrike në një situatë që mund të zgjasë më shumë se një muaj.
Megjithëse Mbretëria e Bashkuar përdor shumë pak naftë ose gaz nga Rusia, do të lihej në përpjekje për furnizime kundër vendeve të tjera evropiane nëse Vladimir Putin mbyll rubinetat.
Masat e emergjencës mund të nënkuptojnë ndërprerjen e energjisë gjatë ditëve të javës midis orës 7 të mëngjesit dhe 10 të mëngjesit dhe midis orës 16:00 dhe 21:00. Furnizimi me gaz për shtëpitë nuk do të preket.
Ekziston një skenar më i keq në të cilin Rusia ndërpret të gjitha furnizimet për BE-në, gjë që mund të rezultojë në tre muaj racionim, për ditët e javës dhe fundjavat.
Putin ka kërcënuar se do të heqë ndërpresë furnizimet nëse vendet refuzojnë të paguajnë për gazin në rubla – megjithëse Rusia varet shumë nga të ardhurat e përfituara nga shitja. Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se kërkesa që termocentralet në Drax, Ratcliffe dhe Uest Burton, të cilat do të mbylleshin në shtator, të qëndrojnë të hapura, është bërë si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
Por Londra këmbëngul se mbetet angazhim i vendosur dhënia fund e përdorimit të energjisë së qymyrit deri në tetor 2024.
Zëdhënësi i Departamentit të Biznesit tha se Falë një investimi masiv prej 90 miliardë stërlinash në energjinë e rinovueshme në dekadën e fundit, Britania e Madhe ka një nga sistemet më të besueshme dhe të larmishme të energjisë në botë dhe ndryshe nga Europa, nuk është e varur nga importet ruse të energjisë.
SCAN
Sondazh

Nafta, në nivelet më të larta në 2 muaj - Përpara takimit të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë
Çmimet e naftës u rritën të hënën, duke arritur në nivelet më të larta në më shumë se dy muaj, ndërsa tregtarët presin të shohin nëse Bashkimi Europian do të......

Rënia e lirës kthehet në makth! - Valuta turke është zhvlerësuar me 20% këtë vit. Inflacioni, në 70% dhe pritet të rritet më tej
Një rënie tjetër prej 9% e lirës së Turqisë këtë muaj dhe rreziku për borxhin publik që është pranë niveleve të krizës ekonomike dhe financiare globale të......

Paga mesatare në Kosovë u rrit 18 euro - Në vitin 2021, paga mesatare bruto ishte 484 Euro
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2021, ku vërehet se në sektorin publik kishte një rënie të pagës bruto......

Pronat e ushtrisë, 5 kallëzime në SPAK - Peleshi: Gjysma e bazës së Shëngjinit u ishte dhënë në pronësi privatëve
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është thirrur këtë të hënë në një interpelencë në Kuvend nga opozita për pronat e Forcave të Armatosura. Peleshi ka sqaruar......

Pastrimi i parave, hetim agjencive imobiljare - Qeveria miraton 8 urdhra dhe 1 udhëzim. Rastet kur nis inspektimi i detajuar
Nga procedurat e hetimit disiplinor, te kodi etik, te pastërtia e figurës, dhënia dhe heqja e licencës e dere te përfshirja në regjistrin zyrtar të......

“Kuvendi, dëgjesë për problemet me e-Albania” - Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Shalsi: Në fokus, vonesat për ngritjen e call center
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat do të thërrasë në dëgjesë përfaqësuesit e qeverisë, në lidhje me vonesën e krijuar për ngritjen e call......

Dështon ndalimi i qeseve në 1 qershor - Vendimi, ende në konsultim publik. S'janë përcaktuar kategoritë që ndalohen dhe institucionet monitoruese
Pavarësisht se data 1 qershor do të shënojë ndalimin e qeseve plastike, aktet nënligjore që mund të bëjnë të zbatueshëm ligjin nuk janë miratuar ende, pasi......

Nga i pret Shqipëria turistët këtë vit? - Fluks prenotimesh, Vathi: Europa, tregu kryesor. Problem, kapacitetet!
Ky sezon veror duket se do të jetë i mbarë për vendin tonë, pasi pavarësisht luftës në Ukrainë, heqja e masave kufizuese anti-covid dhe lënia pas e pandemisë,......