Euro, valuta e vetme për transaksione në Kosovë - Përfundon periudha tranzitore e BQK-së për dinarin serb

Ka përfunduar të shtunën periudha tranzitore e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e dinarit serb në vend, ndërsa nga e hëna të gjitha transaksionet do të kryhen vetëm në monedhën kombëtare që është euro. Gjithashtu, do të nisin penalitetet ndaj gjithë atyre që përdorin valuta të tjera për transaksione me para të gatshme.
Që nga fillimi i vitit, Banka Qendrore e Kosovës u ka kërkuar bankave tregtare të hapin degë të reja në veri të vendit. Referuar rregullores së Bankës Qendrore, duke nisur nga 12 maji valutat e tjera mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike, apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valuator.
Zbatimi i rregullores sidomos në veri të vendit vlerësohet se mund të jetë sfidues.
Rregullorja e re Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat vetëm me euro fillimisht hyri në fuqi më 1 shkurt të këtij viti. Por, për shkak të një reagimi të madh nga Serbia, BE dhe SHBA, zbatimi i saj u bë përmes një tranzicioni të lehtësuar për rreth 3 muaj. Komuniteti ndërkombëtar gjithnjë ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, duke argumentuar se ai “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.
Por, ekzekutivi kosovar theksoi se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalohent transfertat e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Strehimi në Europë dhe Ballkan: Raporti i qirasë dhe pronësisë! Si pozicionohet Shqipëria?
Kriza e strehimit është një shqetësim në rritje në të gjithë Europën, e karakterizuar nga mungesa dhe rritja e qirave. Përafërsisht 70% e banorëve të BE-së......

Rritet importi i mineraleve bazë - Ndërkohë, që ekonomia e Kinës po tenton të “ringrihet”
Importet e mallrave kryesore të Kinës për muajin prill tregojnë ndikimin e tendencave të çmimeve. Sipas analistëve, ndërsa ka ende faktorë ekonomikë në lojë,......

Greqia “gjen” punëtorë në Egjipt - Rreth 5.000 të tillë do të punojnë në sektorin e bujqësisë
Greqia do të fillojë të sjellë punëtorë nga Egjipti këtë verë për punë të përkohshme bujqësore sipas një marrëveshjeje midis vendeve për të trajtuar mungesën e......

Filipinet rrisin kapacitetin e përpunimit të Nikelit - Kina dhe SHBA-ja kanë shprehur interes për sektorin e minierave
Filipinet synojnë të shtojnë tre fabrika të tjera përpunimi, në përpjekje për të zhvilluar industrinë për burimet e bollshme të nikelit. Deri më tani, vende si......

Biden do të vendosë tarifa të reja ndaj Kinës - Për bateritë e makinave elektrike, panelet diellore dhe medikamentet
Presidenti i SHBA, Joe Biden do të shpallë tarifat e reja ndaj Kinës këtë javë duke synuar sektorët strategjikë, që përfshijnë një rritje të madhe të taksave......

Shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut/ Mbahet takimi i përfaqësuesve të Visegrad Vet+ për herë të parë në Tiranë!
Përfaqësues të Visegrad Vet +, të Urdhrave të Mjekëve Veterinare nga Europa si Hungaria, Kroacia, Polonia, Çekia, Bavaria, Italia, Greqia, Serbia,......

Program i veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri, Rama: Shumë më shumë të ardhura se paga e emigracionit
Në fjalën e mbajtur para komunitetit shqiptar në Greqi, kryeministri Edi Rama iu bëri apel emigrantëve shqiptarë që të kthehen e të investojnë në vendlindje.......

Rama: Shqipëria dhe Greqia, dakordësim për aksesin në tregun europian të enërgjisë. Në 2030, fitojmë pavarësinë energjetike
Shqipëria dhe Greqia janë dakordësuar për aksesin në tregun e integruar europian të energjisë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur......