Shqipëria Postuar më 12 Maj 2024, 15:38

Program i veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri, Rama: Shumë më shumë të ardhura se paga e emigracionit

Nga SCAN TV
Program i veçantë për emigrantët që duan të

Në fjalën e mbajtur para komunitetit shqiptar në Greqi, kryeministri Edi Rama iu bëri apel emigrantëve shqiptarë që të kthehen e të investojnë në vendlindje. Kryeministri bëri të ditur se qeveria shqiptare po përgatit një program të veçantë për të gjithë emigrantët që duan të investojnë kursimet e tyre në fshatra.

“Ne po bëjmë gati këto kohë një program të veçantë për të gjithë emigrantët shqiptarë që duan të investojnë kursimet e tyre në fshatra dhe zona malore të Shqipërisë për t’i kthyer shtëpitë dhe trojet atje në hallka të zinxhirit tonë të ri të turizmit. Shembujt i kemi nga Thethi dhe Valbona, në Tepelenë dhe në Përmet ku me kursimet e punës në emigracion dhe falë dijes, eksperiencës, kulturës së punës së fituar larg shtëpisë ata që janë kthyer nga mërgimi kanë hapur agroturizma dhe bujtina që janë plot me turistë të cilat iu sjellin në bilancin e fundvitit shumë më shumë të ardhura sesa paga e emigracionit

Disa janë kthyer për fare, disa të tjerë jetojnë mes shtetit ku janë dhe vendlindjes por të gjithë e shohin se llogaria del për bukuri dhe investimi në vendlindje shpërblehet më së miri” deklaroi kryeministri.

Më këtë deklaratë, kryeministri i referohej programit të emërtuar “Paketa e Maleve” i cili pritet të prezantohet i detajuar në muajin qershor të këtij viti.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat