Rama: Shqipëria dhe Greqia, dakordësim për aksesin në tregun europian të enërgjisë. Në 2030, fitojmë pavarësinë energjetike

Shqipëria dhe Greqia janë dakordësuar për aksesin në tregun e integruar europian të energjisë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur para komunitetit shqiptar në Athinë.
“Një tjetër synim i përbashkët strategjik dhe i dakordësuar mes dy qeverive tona është bashkërendimi i nevojave dhe oportuniteteve ekonomike të dy shteteve tona për aksesin dhe pozitat në tregun e integruar europian të energjisë.
Sot punohet për projektin e linjës së dytë të transmetimit 400 kV Fier - Arachtos një projekt me rendësi strategjike për të dyja shtetet i cili jo vetëm konsolidon rrjetin transmetues, por fuqizon ndërlidhjen fizike të Shqipërisë dhe Greqisë për përmbushjen e kushteve të integrimit në tregun europian të energjisë duke krijuar siguri që çmimet do të jenë më konkurruese, por dhe duke zgjeruar kapacitetet eksportuese të energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme në të dyja vendet” tha kryeministri.
Shqipëria 2030, sipas kryeministrit, do të ketë fituar pavarësinë e vet të plotë energjetike dhe do të jetë eksportuese neto e energjisë.
“Kjo do të thotë se asnjë qindarkë më nga taksat e shqiptarëve nuk do të shpenzohet për të blerë energji jashtë, por përkundrazi, më shumë para do të hyjnë në buxhetin e Shqipërisë edhe nga shitja e energjisë së prodhuar në vend” tha Rama.
Sondazh

Pensionet e emigrantëve shqiptarë në Greqi, Rama: Kemi referencë pozitive. Dialog për lejet e qendrimit dhe shtetësinë
Kryeministri Edi Rama është ndalur në fjalën e tij para komunitetit shqiptar në Greqi edhe në negociatat që po zhvillohen për njohjen e ndërsjelltë të......

Bizneset shqiptare dhe greke, së shpejti me dhomë të përbashkët tregtie
Shqipëria dhe Greqia do të ketë së shpejti një dhomë të përbashkët tregtie. Kjo u bë e ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë......

Nga Ligji i Luftës, te pensionet e partneriteti strategjik me Greqinë, mesazhet që dha kryeministri shqiptar në Athinë
Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve me komunitetet shqiptare në Europë. Ndalesa e parë e këtij rrugëtimi ishte Athina, ku Kryeministri u mikprit nga......

Aksi Thumanë-Kashar, gati në 30 qershor – Zv/kryeministrja, Balluku konfirmon hapjen për qarkullimin të segmentit rrugor
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka konfirmuar se aksi rrugor......

Kriza e portokallit - Prodhuesi më i madh në botë arrin nivelin e tij më të ulët në 3 dekada!
Prodhimi i portokallit në Brazil pritet të arrijë nivelin e tij më të ulët në më shumë se tre dekada në 2024/25, tha të premten qendra kërkimore Fundecitrus,......

20% e të punësuarve në privat, me paga minimale - Anashkalohen kontratat individuale, masa për subjektet
Pavarësisht reformave të ndërmarra kundër informalitetit në vend, ai sërish vijon të jetë prezent në forma të ndryshme. Një nga format e informalitetit në......

Toka e fundit private në 'portat e Arktikut' është në shitje për 300 milionë euro!
Parcela prej 15,000 hektarësh është në gjysmë të rrugës midis Norvegjisë dhe Polit të Veriut. Ajo shtrihet në zemër të një shkretëtirë të pacenuar e cila ka......

Ky është i pari vend në historinë moderne që ka humbur të gjitha akullnajat e tij!
Rritja e temperaturave e ka bërë këtë vend të parën në historinë moderne që humbet të gjitha akullnajat. Venezuela ka humbur akullnajën e saj të fundit, duke e......