Rritet importi i mineraleve bazë - Ndërkohë, që ekonomia e Kinës po tenton të “ringrihet”

Importet e mallrave kryesore të Kinës për muajin prill tregojnë ndikimin e tendencave të çmimeve. Sipas analistëve, ndërsa ka ende faktorë ekonomikë në lojë, është e vështirë të ndërtohet një narrativë që shpjegon si importet e fuqishme të mineralit të hekurit ashtu edhe ato të bakrit, veçanërisht për shkak se sektori i pronave në Kinë supozohet se është i dobët, por prodhimi industrial po fiton vrull.
Importet e mineralit të hekurit ishin 101.82 milionë ton në prill, 1.1% më shumë nga marsi, duke e çuar totalin për katër muajt e parë në 411.82 milionë ton, një rritje prej 7.2% krahasuar me periudhën korresponduese të vitit të kaluar. .
Ngarkesat që mbërritën në prill ka shumë të ngjarë të ishin rezervuar gjatë shkurtit dhe marsit, një kohë në të cilën çmimi spot për lëndën e parë të çelikut ishte në rënie.
Rënia e çmimit bëri që fabrikat dhe tregtarët kinezë të çelikut të blinin mineral hekuri, duke rritur inventarët në port nga niveli më i ulët i tetë viteve.
Në ndryshim nga minerali i hekurit, importet e bakrit të papërpunuar ranë në prill në 7.6% nga muaji i kaluar në 438,000 ton. Përveç importeve të buta të shkurtit, ardhjet e muajit prill të bakrit ishin më të dobëtat në një vit.
Çmimi standard global i bakrit në Londër arriti në nivelin më të ulët gjatë këtij viti prej 8,127 dollarë për ton më 9 shkurt dhe që atëherë është rritur me 23,1% për të përfunduar në 10,004 dollarë më 9 maj.
Kjo do të thotë se blerësit e bakrit të Kinës po përballeshin me çmime më të larta globale për metalin industrial në një kohë kur ata po rregullonin ngarkesat për dorëzimin e prillit, duke i çuar ata drejt blerjeve të pakta.
E njëjta dinamikë mund të vërehet për importet e naftës së papërpunuar të Kinës, të cilat ranë në 10.88 milionë fuçi në ditë në prill, nga 11.55 milionë fuçi të marsit. Importet e prillit ishin më të dobëtat që nga janari dhe ato të katër muajve të parë janë vetëm 2% më të larta se për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Adelina Onuzi/SCAN
Sondazh

Greqia “gjen” punëtorë në Egjipt - Rreth 5.000 të tillë do të punojnë në sektorin e bujqësisë
Greqia do të fillojë të sjellë punëtorë nga Egjipti këtë verë për punë të përkohshme bujqësore sipas një marrëveshjeje midis vendeve për të trajtuar mungesën e......

Filipinet rrisin kapacitetin e përpunimit të Nikelit - Kina dhe SHBA-ja kanë shprehur interes për sektorin e minierave
Filipinet synojnë të shtojnë tre fabrika të tjera përpunimi, në përpjekje për të zhvilluar industrinë për burimet e bollshme të nikelit. Deri më tani, vende si......

Biden do të vendosë tarifa të reja ndaj Kinës - Për bateritë e makinave elektrike, panelet diellore dhe medikamentet
Presidenti i SHBA, Joe Biden do të shpallë tarifat e reja ndaj Kinës këtë javë duke synuar sektorët strategjikë, që përfshijnë një rritje të madhe të taksave......

Shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut/ Mbahet takimi i përfaqësuesve të Visegrad Vet+ për herë të parë në Tiranë!
Përfaqësues të Visegrad Vet +, të Urdhrave të Mjekëve Veterinare nga Europa si Hungaria, Kroacia, Polonia, Çekia, Bavaria, Italia, Greqia, Serbia,......

Program i veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri, Rama: Shumë më shumë të ardhura se paga e emigracionit
Në fjalën e mbajtur para komunitetit shqiptar në Greqi, kryeministri Edi Rama iu bëri apel emigrantëve shqiptarë që të kthehen e të investojnë në vendlindje.......

Rama: Shqipëria dhe Greqia, dakordësim për aksesin në tregun europian të enërgjisë. Në 2030, fitojmë pavarësinë energjetike
Shqipëria dhe Greqia janë dakordësuar për aksesin në tregun e integruar europian të energjisë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur......

Pensionet e emigrantëve shqiptarë në Greqi, Rama: Kemi referencë pozitive. Dialog për lejet e qendrimit dhe shtetësinë
Kryeministri Edi Rama është ndalur në fjalën e tij para komunitetit shqiptar në Greqi edhe në negociatat që po zhvillohen për njohjen e ndërsjelltë të......

Bizneset shqiptare dhe greke, së shpejti me dhomë të përbashkët tregtie
Shqipëria dhe Greqia do të ketë së shpejti një dhomë të përbashkët tregtie. Kjo u bë e ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë......