Filipinet rrisin kapacitetin e përpunimit të Nikelit - Kina dhe SHBA-ja kanë shprehur interes për sektorin e minierave

Filipinet synojnë të shtojnë tre fabrika të tjera përpunimi, në përpjekje për të zhvilluar industrinë për burimet e bollshme të nikelit. Deri më tani, vende si Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur interes për sektorin e minierave.
Kombi i Azisë Juglindore po kërkon të ndjekë Indonezinë fqinje, e cila nxiti investime të mëdha në fabrikat e përpunimit për depozitat e nikelit, pasi ndaloi eksportet e papërpunuara në vitin 2020.
Ministrja e Mjedisit Maria Antonia Yulo-Loyzaga, agjencia e së cilës rregullon gjithashtu minierat, u shpreh se Filipinet duhet të rrisin kapacitetin e tyre për të përpunuar nikelin, një komponent kyç në prodhimin e baterive EV. Ministrja shtoi gjithashtu se synojnë të jenë pjesë e zinxhirit të vlerës, në vend të zinxhirit të furnizimit.
Aktualisht, vendi ka dy fabrika të përpunimit të nikelit, të dyja pjesërisht në pronësi të prodhuesit më të madh të xehes.
Përpunimi i prodhimit të xeherorit të nikelit do të ishte skenari ideal për Filipinet. Gjithashtu, kjo është koha e duhur pasi ata kërkojnë t'i shtojnë vlerë prodhimit të mineraleve.
Me depozitat e mëdha minerale të pashfrytëzuara, Filipinet po studiojnë çdo mundësi të mundshme për kompanitë minerare.
Shifrat e fundit të qeverisë tregojnë se Filipinet, që duhet theksuar se janë furnizues kryesor sa i përket mineralit të nikelit për konsumatorin kryesor të metaleve Kinën, prodhoi 35.14 milionë tonë metrikë të thatë vitin e kaluar, një rritje prej 19% në vit.
Adelina Onuzi/SCAN
Sondazh

Biden do të vendosë tarifa të reja ndaj Kinës - Për bateritë e makinave elektrike, panelet diellore dhe medikamentet
Presidenti i SHBA, Joe Biden do të shpallë tarifat e reja ndaj Kinës këtë javë duke synuar sektorët strategjikë, që përfshijnë një rritje të madhe të taksave......

Shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut/ Mbahet takimi i përfaqësuesve të Visegrad Vet+ për herë të parë në Tiranë!
Përfaqësues të Visegrad Vet +, të Urdhrave të Mjekëve Veterinare nga Europa si Hungaria, Kroacia, Polonia, Çekia, Bavaria, Italia, Greqia, Serbia,......

Program i veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri, Rama: Shumë më shumë të ardhura se paga e emigracionit
Në fjalën e mbajtur para komunitetit shqiptar në Greqi, kryeministri Edi Rama iu bëri apel emigrantëve shqiptarë që të kthehen e të investojnë në vendlindje.......

Rama: Shqipëria dhe Greqia, dakordësim për aksesin në tregun europian të enërgjisë. Në 2030, fitojmë pavarësinë energjetike
Shqipëria dhe Greqia janë dakordësuar për aksesin në tregun e integruar europian të energjisë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur......

Pensionet e emigrantëve shqiptarë në Greqi, Rama: Kemi referencë pozitive. Dialog për lejet e qendrimit dhe shtetësinë
Kryeministri Edi Rama është ndalur në fjalën e tij para komunitetit shqiptar në Greqi edhe në negociatat që po zhvillohen për njohjen e ndërsjelltë të......

Bizneset shqiptare dhe greke, së shpejti me dhomë të përbashkët tregtie
Shqipëria dhe Greqia do të ketë së shpejti një dhomë të përbashkët tregtie. Kjo u bë e ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë......

Nga Ligji i Luftës, te pensionet e partneriteti strategjik me Greqinë, mesazhet që dha kryeministri shqiptar në Athinë
Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve me komunitetet shqiptare në Europë. Ndalesa e parë e këtij rrugëtimi ishte Athina, ku Kryeministri u mikprit nga......

Aksi Thumanë-Kashar, gati në 30 qershor – Zv/kryeministrja, Balluku konfirmon hapjen për qarkullimin të segmentit rrugor
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka konfirmuar se aksi rrugor......