Shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut/ Mbahet takimi i përfaqësuesve të Visegrad Vet+ për herë të parë në Tiranë!

Përfaqësues të Visegrad Vet +, të Urdhrave të Mjekëve Veterinare nga Europa si Hungaria, Kroacia, Polonia, Çekia, Bavaria, Italia, Greqia, Serbia, Bosnja,Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Sllovenia si dhe Presidentët respektivë të Federatës Europiane të Veterinarisë, Unioni Europian i Veterinerve të Praktikës, Unioni Europian i Higjenistëve Veterinar dhe shoqata ''Dogs Trust'', diskutuan në Tiranë zhvillimet më të fundit për ndryshimet veterinare në Bashkimin Europian. Në fokus ishte shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut, ("one health").
Temë thelbësore ishte rritja e kapaciteteve veterinare, trajnimi i vazhduar dhe përmirësimi i njohurive më të fundit të shkencës veterinare, një profesion kryesor dhe i pazëvendësueshëm në mirëqënien e kafshëve dhe shëndetin publik.
Gjithashtu u diskutua regjistrimi dhe unifikimi i pasaportave për qentë dhe macet, duke ndërprerë abuzimet me kafshët e vogla dhe duke monitoruar e kontrolluar sëmundjen e tërbimit, e cila është një rrezik potencial për njerëzit.
Një tjetër temë ishte rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përdorimi i barnave veterinare te kafshët dhe kërkesat e fundit të BE. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj u shpreh se fokusi i Ministrisë së Bujqësisë është mbrojtja e shëndetit të konsumatorit, duke mbështetur shërbimin veterinar privat dhe shtetëror.
Ajo vuri theksin në parimin "një botë, një shëndet" dhe gatishmërinë e dikasterit për mbështetjen e veterinarëve të Shqipërisë. Po ashtu, takimin e përshëndeti dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Rezart Postoli, Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Roland Meçaj dhe Doktor Artan Xhafa.
Në fund të takimit, dhomat veterinare europiane falënderuan Urdhrin e Mjekëve Veterinar të Shqipërisë për organizimin dhe u nënshkrua një dokument për Komisionin Europian mbi ndryshimet ligjore që duhet të ndërmerren. Ky ishte takimi i parë që u mbajt në Shqipëri në nivel organizatash Veterinare të Bashkimit Europian.
Alida Lula SCAN
Sondazh

Program i veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri, Rama: Shumë më shumë të ardhura se paga e emigracionit
Në fjalën e mbajtur para komunitetit shqiptar në Greqi, kryeministri Edi Rama iu bëri apel emigrantëve shqiptarë që të kthehen e të investojnë në vendlindje.......

Rama: Shqipëria dhe Greqia, dakordësim për aksesin në tregun europian të enërgjisë. Në 2030, fitojmë pavarësinë energjetike
Shqipëria dhe Greqia janë dakordësuar për aksesin në tregun e integruar europian të energjisë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur......

Pensionet e emigrantëve shqiptarë në Greqi, Rama: Kemi referencë pozitive. Dialog për lejet e qendrimit dhe shtetësinë
Kryeministri Edi Rama është ndalur në fjalën e tij para komunitetit shqiptar në Greqi edhe në negociatat që po zhvillohen për njohjen e ndërsjelltë të......

Bizneset shqiptare dhe greke, së shpejti me dhomë të përbashkët tregtie
Shqipëria dhe Greqia do të ketë së shpejti një dhomë të përbashkët tregtie. Kjo u bë e ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë......

Nga Ligji i Luftës, te pensionet e partneriteti strategjik me Greqinë, mesazhet që dha kryeministri shqiptar në Athinë
Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve me komunitetet shqiptare në Europë. Ndalesa e parë e këtij rrugëtimi ishte Athina, ku Kryeministri u mikprit nga......

Aksi Thumanë-Kashar, gati në 30 qershor – Zv/kryeministrja, Balluku konfirmon hapjen për qarkullimin të segmentit rrugor
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka konfirmuar se aksi rrugor......

Kriza e portokallit - Prodhuesi më i madh në botë arrin nivelin e tij më të ulët në 3 dekada!
Prodhimi i portokallit në Brazil pritet të arrijë nivelin e tij më të ulët në më shumë se tre dekada në 2024/25, tha të premten qendra kërkimore Fundecitrus,......

20% e të punësuarve në privat, me paga minimale - Anashkalohen kontratat individuale, masa për subjektet
Pavarësisht reformave të ndërmarra kundër informalitetit në vend, ai sërish vijon të jetë prezent në forma të ndryshme. Një nga format e informalitetit në......