Greqia “gjen” punëtorë në Egjipt - Rreth 5.000 të tillë do të punojnë në sektorin e bujqësisë

Greqia do të fillojë të sjellë punëtorë nga Egjipti këtë verë për punë të përkohshme bujqësore sipas një marrëveshjeje midis vendeve për të trajtuar mungesën e fuqisë punëtore, tha Ministria e Migracionit.
Pas një dekade vuajtjesh, ekonomia greke parashikohet të rritet me gati 3% këtë vit, duke tejkaluar shumë mesataren e zonës euro prej 0.8%. Por, një eksod i punëtorëve gjatë krizës ekonomike, një tkurrje e popullsisë dhe rregulla strikte të migracionit e kanë detyruar vendin të gjejë dhjetëra mijëra punëtorë për të mbushur vendet e lira në bujqësi, turizëm, ndërtim dhe sektorë të tjerë.
Greqia do të marrë rreth 5000 punëtorë sezonalë në bujqësi, sipas marrëveshjes së vitit 2022 të nënshkruar me Egjiptin. Vendet kanë diskutuar zgjerimin e skemës "përfituese reciproke" në sektorët grekë të ndërtimit dhe turizmit, tha në një deklaratë Ministria Greke e Migracionit.
Migrimi ka qenë prej kohësh një problem i mprehtë në Evropë, por plani kishte fituar mbështetje të gjerë nga grupet e punëdhënësve të etur për të gjetur punëtorë. Ministri grek i Migracionit u takua me ministrin egjiptian të Punës në Kajro javën e kaluar dhe tha se vendet duhet gjithashtu të rrisin bashkëpunimin për të shmangur flukset e paligjshme të migracionit në rajon.
Zyrtarët egjiptianë kanë thënë se vendi i tyre meriton njohje për ndalimin e migrantëve që nisen nga bregu verior i tij përmes Mesdheut për në Evropë që nga viti 2016.
Bashkimi Evropian këtë vit njoftoi një paketë financimi prej disa miliardë euro dhe një marrëdhënie të përmirësuar me Egjiptin, pjesë e një përpjekjeje për të ulur numrin e emigrantëve që kalojnë nga Afrika e Veriut.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Filipinet rrisin kapacitetin e përpunimit të Nikelit - Kina dhe SHBA-ja kanë shprehur interes për sektorin e minierave
Filipinet synojnë të shtojnë tre fabrika të tjera përpunimi, në përpjekje për të zhvilluar industrinë për burimet e bollshme të nikelit. Deri më tani, vende si......

Biden do të vendosë tarifa të reja ndaj Kinës - Për bateritë e makinave elektrike, panelet diellore dhe medikamentet
Presidenti i SHBA, Joe Biden do të shpallë tarifat e reja ndaj Kinës këtë javë duke synuar sektorët strategjikë, që përfshijnë një rritje të madhe të taksave......

Shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut/ Mbahet takimi i përfaqësuesve të Visegrad Vet+ për herë të parë në Tiranë!
Përfaqësues të Visegrad Vet +, të Urdhrave të Mjekëve Veterinare nga Europa si Hungaria, Kroacia, Polonia, Çekia, Bavaria, Italia, Greqia, Serbia,......

Program i veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri, Rama: Shumë më shumë të ardhura se paga e emigracionit
Në fjalën e mbajtur para komunitetit shqiptar në Greqi, kryeministri Edi Rama iu bëri apel emigrantëve shqiptarë që të kthehen e të investojnë në vendlindje.......

Rama: Shqipëria dhe Greqia, dakordësim për aksesin në tregun europian të enërgjisë. Në 2030, fitojmë pavarësinë energjetike
Shqipëria dhe Greqia janë dakordësuar për aksesin në tregun e integruar europian të energjisë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur......

Pensionet e emigrantëve shqiptarë në Greqi, Rama: Kemi referencë pozitive. Dialog për lejet e qendrimit dhe shtetësinë
Kryeministri Edi Rama është ndalur në fjalën e tij para komunitetit shqiptar në Greqi edhe në negociatat që po zhvillohen për njohjen e ndërsjelltë të......

Bizneset shqiptare dhe greke, së shpejti me dhomë të përbashkët tregtie
Shqipëria dhe Greqia do të ketë së shpejti një dhomë të përbashkët tregtie. Kjo u bë e ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë......

Nga Ligji i Luftës, te pensionet e partneriteti strategjik me Greqinë, mesazhet që dha kryeministri shqiptar në Athinë
Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve me komunitetet shqiptare në Europë. Ndalesa e parë e këtij rrugëtimi ishte Athina, ku Kryeministri u mikprit nga......