Me laps dhe letër Postuar më 29 Dhjetor 2025, 10:45

Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare? Një darkë festive kërkon gati çerekun e të ardhurave tona mujore për të përballuar shpenzimet

Nga Eldiona Serani

 

Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare? Një

Fundviti është një periudhë me rëndësi të veçantë për familjet shqiptare që tradicionalisht shoqërohet me festa dhe grumbullime familjare. Një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj feste është tryeza e Vitit të Ri, e cila, natyrisht, ka edhe kostot e saj. “Scan Intel” ka marrë në analizë se sa pritet të kushtojë mesatarisht këtë vit tryeza e fundvitit dhe sa të ardhura nevojiten për të përballuar këtë darkë festive. Shifrat janë përllogaritur mbi një mesatare çmimesh nga disa prej supermarketeve më të mëdha në vend si dhe çmimeve zyrtare të INSTAT, ndërsa tryeza është “shtruar” sipas traditës më të përhapur në Shqipëri, me bollëk, por pa lukse të tepruara.

Sipas statistikave, një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga rreth 3.2 persona, ndërsa kostoja e tryezës së Vitit të Ri për këtë numër anëtarësh arrin në 25,105 lekë. Në krye të listës së shpenzimeve renditet gjeli i detit, një nga ushqimet më tradicionale të kësaj feste, çmimi i të cilit varion mesatarisht rreth 1,200 lekë për kilogram. Për një sasi prej rreth 5 kilogramësh, kostoja e tij shkon afërsisht në 6,000 lekë. Ushqimet tradicionale vijojnë me bakllavanë, e cila mesatarisht kushton rreth 1,900 lekë, ndërsa pijet alkoolike përbëjnë gjithashtu një zë të konsiderueshëm shpenzimi, me rreth 3,247 lekë për një familje prej 3.2 personash.

Më pas vijnë të gjitha asortimentet e tjera të tryezës, përfshirë mishrat e tjerë, antipasta, frutat e thata dhe ato të freskëta, perimet, si edhe produktet bazë të shportës ushqimore, si vezë, miell, qumësht etj. Në llogaritje është përfshirë edhe një kosto shtesë prej rreth 500 lekësh për energjinë elektrike, si pasojë e gatimit dhe konsumit më të lartë gjatë festave.

Me një pagë mesatare mujore neto prej 67 mijë lekësh mund të themi se darka e fundvitit i merr xhepit të familjeve rreth 34% të kësaj page. Ndërkohë, disa prej këtyre kostove mund të jenë disi më të ulëta falë ofertave të fundvitit, pasi supermarketet kanë aplikuar ulje çmimesh për një pjesë të produkteve bazë të tryezës. Megjithatë, konsumi ndryshon nga një familje te tjetra dhe shpesh lista e produkteve zgjerohet, duke e çuar koston përfundimtare edhe më lart. Kjo është një kosoto e supozouar pasi darka e fundvitit varet nga numri i personave që jetojnë në familje si dhe nga preferencat e tyre për ushqimet dhe sasitë që do të përdorin.

Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare? Një

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat