Kosova, investitori kryesor në Shqipëri - BSH: “Rrëzon nga froni” Italinë. Investoi 90 mln euro në tremujorin e tretë

Kosova mbetet një partner i rëndësishëm i Shqipërisë edhe kur vjen çështja tek investimet. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shteti motër kryeson gjatë tremujorit të tretë me 90 milionë euro të klasifikuara si investime të huaja direkte, duke zbritur kështu nga froni Italinë që shënoi volumin më të madh të investimeve në tremujorin e dytë.
Kjo tregon se Kosova nuk është vetëm një partner kyç tregtar, krahas shumë lidhjeve dhe bashkëpunimeve të tjera që ekzistojnë midis dy shteteve, por edhe një shtet që investon shuma të konsiderueshme parash në sektorë të ndryshëm të vendit.
Për periudhën korrik-shtator, në vend të dytë renditet Italia me 48 milionë euro investime dhe më pas Hollanda me 45 milionë.
Nëse bëjmë një krahasim të fluksit të investimeve të huaja direkte që nga fillimi i vitit, struktura e shteteve nuk ndryshon. Kështu, statistikat zyrtare tregojnë se Kosova renditet ndër kontribuuesit kryesorë, me rreth 153 milionë euro, ose rreth 12.7% të investimeve, një rritje që theksohet sidomos në tremujorin e tretë. Kjo e bën Kosovën aktorin më dinamik në këtë periudhë.
Italia mban vendin e dytë me 11.3% të investimeve të huaja direktre, duke konfirmuar rolin e saj tradicional si një investitor me prani të vazhdueshme në ekonomi. Pas saj vjen Holanda me rreth 10.8% dhe shumë pranë saj Turqia, me afërsisht 10.6%, të dyja shtete që shihen shpesh mes burimeve kryesore të kapitalit të huaj në Shqipëri.
Në një nivel tjetër kontribuojnë shtete si Austria (8.6%), Gjermania (6%), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (4.3%), si dhe Zvicra (3.5%).
Licencohen 349.2 MW energji - Dominon energjia diellore me 19 projekte, parashikohen edhe 4 HEC-e dhe 1 central ere
Njëmbëdhjetë muajt e vitit 2025 kanë shënuar dhënien e një numri të lartë licencash për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti......
Festat, pa “shpërthimin” e një viti më parë/ Më pak fishekzjarrë se vjet, por dhjetori mbetet vendimtar
Sipas INSTAT, importi i mjeteve piroteknike në vend vijon të ndjekë një cikël të qartë sezonal, të lidhur kryesisht me festat e fundvitit. Të dhënat zyrtare......
Mbi 1 miliard lekë investime në rrjet - Rritja e kapaciteteve të transmetimit të energjisë. OST, dy tenderë për linja 110 kV
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur dy procedura prokurimi për investime në rrjetin e energjisë elektrike, që synojnë fuqizimin e linjave 110 kV......
Çfarë përfitojnë bizneset kur japin pagë të 13-të? - Xhihani: Stafi i motivuar, sipërmarrje e qëndrueshme
Në shumë vende paga e 13-të është kthyer në një traditë të konsoliduar, ndërsa në Shqipëri ajo mbetet më tepër një praktikë vullnetare. Vetëm një pjesë e......
Të huajt po vërshojnë me investime në Shqipëri - BSH: Tre sektorë përthithin 65% të tyre. Rekord historik në tremujorin e tretë
Të huajt dhe shtetasit e tjerë jo-rezidentë kanë investuar rreth 1.2 miliardë euro në Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, investimet e huaja......
Sektori i teknologjisë largohet nga Izraeli? - Raporti: Rritet numri i punonjësve, që synojnë zhvendosjen jashtë vendit
Kërkesat për t'u zhvendosur jashtë vendit nga izraelitët që punojnë në kompani shumëkombëshe që operojnë në Izrael u rritën vitin e kaluar si reagim ndaj......
Zvarritjet e ligjit të rivlerësimit të pasurive - NAREA kërkon dekretim të menjëhershëm
Shoqata Kombëtare e Agjentëve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA, ngre shqetësimin për zvarritjen e procesit të dekretimit të Ligjit “Për Rivlerësimin e......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke regjistruar rritje gjatë fundjavës teksa është blerë këtë të hënë me 80.7 lekë dhe është shitur me......





