Mbi 1 miliard lekë investime në rrjet - Rritja e kapaciteteve të transmetimit të energjisë. OST, dy tenderë për linja 110 kV

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur dy procedura prokurimi për investime në rrjetin e energjisë elektrike, që synojnë fuqizimin e linjave 110 kV dhe rritjen e sigurisë së furnizimit në disa zona të vendit. Vlera totale e dy tenderëve i kalon 1 miliard lekë.
Tenderi i parë i referohet ndërtimit të linjës së re dopio qark 110 kV Sharrë–Selitë. Objekti i punimeve përfshin ndërtimin e trakteve të reja 110 kV në të dy nënstacionet, ndërtimin e linjës së re dopio qark pjesërisht ajrore dhe pjesërisht kabllore, si dhe realizimin e punimeve civile të nevojshme për integrimin e trakteve të rinj në infrastrukturën ekzistuese.
Projekti do të realizohet sipas modelit “turnkey”, duke përfshirë projektimin, prodhimin, transportin, furnizimin me pajisje, instalimin, punimet civile, testimin, komisionimin dhe vënien në punë. Fondi limit për këtë tender është rreth 525 mln lekë.
Tenderi i dytë ka si objekt fuqizimin e linjës 110 kV Kafaraj–Vlorë 1–Babicë në dopio qark dhe shtrirjen e përcjellësit në një qark. Projekti parashikon ndërtimin e një linje të re ajrore 110 kV me dy qarqe, e cila do të lidhet me traktet ekzistuese të nënstacioneve Kafaraj, Vlorë 1 dhe Babicë, ndërsa linja aktuale do të demontohet pjesërisht për të mundësuar hyrje-daljet në nënstacione, duke ruajtur të njëjtin aks. Fondi limit për këtë tender është gati 504 mln lekë.
Dy procedurat e hapura nga OST synojnë rritjen e kapaciteteve të transmetimit, përmirësimin e sigurisë së rrjetit dhe përshtatjen e infrastrukturës me kërkesat në rritje të sistemit elektroenergjetik në vend.
Çfarë përfitojnë bizneset kur japin pagë të 13-të? - Xhihani: Stafi i motivuar, sipërmarrje e qëndrueshme
Në shumë vende paga e 13-të është kthyer në një traditë të konsoliduar, ndërsa në Shqipëri ajo mbetet më tepër një praktikë vullnetare. Vetëm një pjesë e......
Të huajt po vërshojnë me investime në Shqipëri - BSH: Tre sektorë përthithin 65% të tyre. Rekord historik në tremujorin e tretë
Të huajt dhe shtetasit e tjerë jo-rezidentë kanë investuar rreth 1.2 miliardë euro në Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, investimet e huaja......
Sektori i teknologjisë largohet nga Izraeli? - Raporti: Rritet numri i punonjësve, që synojnë zhvendosjen jashtë vendit
Kërkesat për t'u zhvendosur jashtë vendit nga izraelitët që punojnë në kompani shumëkombëshe që operojnë në Izrael u rritën vitin e kaluar si reagim ndaj......
Zvarritjet e ligjit të rivlerësimit të pasurive - NAREA kërkon dekretim të menjëhershëm
Shoqata Kombëtare e Agjentëve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA, ngre shqetësimin për zvarritjen e procesit të dekretimit të Ligjit “Për Rivlerësimin e......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke regjistruar rritje gjatë fundjavës teksa është blerë këtë të hënë me 80.7 lekë dhe është shitur me......
Bullgarët të ndarë për euron - Nga 1 janari zyrtarizohet monedha e përbashkët evropiane
Ndërsa Bullgaria përgatitet për zyrtarizimin e euros më 1 janar, opinioni publik mbetet i ndarë mbi implikimet e bashkimit me monedhën e vetme. Ndërsa disa......
260 mijë certifikata pronësie të lëshuara në 2025 - ASHK: Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bëri të ditur se janë dhënë mbi 260 mijë certifikata pronësie gjatë vitit 2025. Ky numër shënon një rritje prej 53% krahasuar......
Më pranë fundit të luftës në Ukrainë? - Trump takohet me Zelenskiy. “Janë të gjitha kushtet për një marrëveshje”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u takua me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke shpresuar të hartonte një plan për t'i dhënë fund luftës në......





