Festat, pa “shpërthimin” e një viti më parë/ Më pak fishekzjarrë se vjet, por dhjetori mbetet vendimtar

Sipas INSTAT, importi i mjeteve piroteknike në vend vijon të ndjekë një cikël të qartë sezonal, të lidhur kryesisht me festat e fundvitit. Të dhënat zyrtare tregojnë se flukset më të larta të importeve regjistrohen në muajt nëntor dhe dhjetor, me kulmin absolut në dhjetor, periudhë që përkon me festimet e Vitit të Ri dhe përdorimin masiv të fishekzjarreve.
Gjatë pjesës tjetër të vitit, importet mbeten dukshëm më të ulëta, me një rritje të lehtë në muajt e verës, kryesisht në qershor dhe korrik. Kjo lidhet me aktivitetet turistike, eventet festive dhe sezonin e dasmave, por pa arritur nivelet e fundvitit, që mbeten dominues në të dy treguesit, si në peshë ashtu edhe në vlerë.
Shifrat tregojnë se në total, pra për periudhën Janar-Nëntor, viti 2025 shënon më pak importe të mjeteve piroteknike krahasuar me vitin 2024. Nga 527 milionë lekë në vitin 2024, vlera regjistrohet në 338 milionë lekë. Rënia evidentohet si në sasinë e importuar, ashtu edhe në vlerën monetare, duke treguar një furnizim më të kufizuar të tregut vendas gjatë këtij viti. Edhe nëse i referohemi muajit nëntor të këtij viti shohim se vlera është më e ulët se në të njetin muaj të vitit të kaluar. Rënia vjetore vlerësohet në 42%
Kjo tendencë mund të sugjerojë se për festat e këtij viti pritet përdorim më i ulët i fishekzjarreve krahasuar me një vit më parë. Ulja e importeve mund të lidhet me kontrolle më të forta për përdorimin e mjeteve piroteknike, ndryshime në kërkesë apo përdorimin e stokut të mbetur nga viti i kaluar.
Megjithatë, edhe pse në rënie, muaji dhjetor mbetet periudha kyçe e furnizimit me mjete piroteknike, duke konfirmuar se fishekzjarret vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e festimeve të Vitit të Ri në vend.
Mbi 1 miliard lekë investime në rrjet - Rritja e kapaciteteve të transmetimit të energjisë. OST, dy tenderë për linja 110 kV
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur dy procedura prokurimi për investime në rrjetin e energjisë elektrike, që synojnë fuqizimin e linjave 110 kV......
Çfarë përfitojnë bizneset kur japin pagë të 13-të? - Xhihani: Stafi i motivuar, sipërmarrje e qëndrueshme
Në shumë vende paga e 13-të është kthyer në një traditë të konsoliduar, ndërsa në Shqipëri ajo mbetet më tepër një praktikë vullnetare. Vetëm një pjesë e......
Të huajt po vërshojnë me investime në Shqipëri - BSH: Tre sektorë përthithin 65% të tyre. Rekord historik në tremujorin e tretë
Të huajt dhe shtetasit e tjerë jo-rezidentë kanë investuar rreth 1.2 miliardë euro në Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, investimet e huaja......
Sektori i teknologjisë largohet nga Izraeli? - Raporti: Rritet numri i punonjësve, që synojnë zhvendosjen jashtë vendit
Kërkesat për t'u zhvendosur jashtë vendit nga izraelitët që punojnë në kompani shumëkombëshe që operojnë në Izrael u rritën vitin e kaluar si reagim ndaj......
Zvarritjet e ligjit të rivlerësimit të pasurive - NAREA kërkon dekretim të menjëhershëm
Shoqata Kombëtare e Agjentëve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA, ngre shqetësimin për zvarritjen e procesit të dekretimit të Ligjit “Për Rivlerësimin e......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke regjistruar rritje gjatë fundjavës teksa është blerë këtë të hënë me 80.7 lekë dhe është shitur me......
Bullgarët të ndarë për euron - Nga 1 janari zyrtarizohet monedha e përbashkët evropiane
Ndërsa Bullgaria përgatitet për zyrtarizimin e euros më 1 janar, opinioni publik mbetet i ndarë mbi implikimet e bashkimit me monedhën e vetme. Ndërsa disa......
260 mijë certifikata pronësie të lëshuara në 2025 - ASHK: Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bëri të ditur se janë dhënë mbi 260 mijë certifikata pronësie gjatë vitit 2025. Ky numër shënon një rritje prej 53% krahasuar......





