Viti 2025 mbyllet me inflacion mesatar 2.2%/ Qiraja dhe ushqimet i dhanë shtysën më të madhe normës së fundvitit

Inflacioni i dhjetorit zakonisht shfaq një rritje më të lartë krahasuar me muajt e tjerë, për shkak të kërkesës së shtuar gjatë festave dhe shpenzimeve sezonale. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit u vlerësua në 2.3%, ndërkohë një vit më parë ky ndryshim ishte 2.1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor të vitit 2025, krahasuar me Nëntor 2025 është 0.7%.
Muaji i fundit i vitit të kaluar tregoi se qiratë dhe argëtimi patën rritjen më të madhe të çmimeve. Grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” u rrit me 4.8%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3.6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2.2% dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2.1%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4.4%, pasuar nga nëngrupet “Peshk” dhe “Vajra dhe yndyrna” me 3.8% secili, “Mish” me 2.3%, “Fruta” me 0.4%.
Nga ana tjetër, rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.96 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.56 pikë përqindje.
Rritja mesatare vjetore e çmimeve të konsumit në vitin 2025 është 2.2%, njësoj si një vit më parë. Inflacioni mesatar vjetor sipas grupeve kryesore për vitin 2025 tregon se grupet më të ndjeshme ndaj rritjes së çmimeve ishin “Argëtimi dhe kultura” me 5.6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.5% dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3%. Ndërkaq, disa grupe regjistruan rritje më të ulët, si “Shëndeti” me 0.6% dhe “Transporti” që shënoi madje një ulje prej -0.8%.
Serbia preferon kreditë kineze - Merren më shpejt dhe me më pak kushte politike, por mungon transparenca
Rreth 11 për qind e borxhit të jashtëm të Serbisë përbëhet nga detyrime ndaj Bankës Shtetërore Kineze Export-Import (EXIM), sipas raportit të fundit të......
Trump anulon sulmin e dytë ndaj Venezuelës - “Po bashkëpunojmë mirë. Kompanitë e naftës do të investojnë 100 mld USD”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se kishte anuluar një seri të dytë sulmesh të planifikuara ndaj Venezuelës, pasi vendi i Amerikës së Jugut......
Prodhuesit e verës, deklarime deri më 15 Janar - Rregullorja e re/ Detyrim për sipërfaqet e kultivuara dhe sasinë e produkteve
Informaliteti i lartë në sektorin e verës ka bërë që qeveria të marrë masa me qëllim krijimin e një database të plotë me të dhëna të detajuara. Qeveria ka......
Roaming Free në rajon, çfarë po fitojnë bizneset shqiptare? RCC: 44% e tyre shohin lehtësim në komunikim, 31% raportojnë ulje kostosh
“Roaming Free” në Ballkanin Perëndimor ka sjellë ndryshime të prekshme në mënyrën se si bizneset operojnë në rajon, por ndikimi i tij nuk ka qenë i njëjtë në......
KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë - Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura
Teksa prurjet në Kaskadën e Drinit kanë shënuar nivele të larta si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur......
Në Steblevë të Librazhdit dëbora arrin 40 cm - Kryebashkiaku Disha: Rrugët janë të hapura, të gjitha njësitë janë të sigurta!
Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ndodhet në terren së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut, Arbjan Mazniku, për të ndjekur nga afër dhe......
Nga emergjencë natyrore, në goditje ekonomike kombëtare/ Përmbytjet në vend, qarqet e goditura mbajnë rreth 40% të PBB-së
Përmbytjet e ditëve të fundit nuk janë thjesht një episod moti ekstrem, por edhe goditje e drejtpërdrejtë mbi ekonominë e vendit. Zonat më të prekura......
“Të dëmtuarit nga përmbytjet do të dëmshpërblehen” - Kryeministri Rama: Për banesat, si edhe për gjënë e gjallë
Të gjithë qytetarët e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të......


