Të huajt rritën turizmin në kampingje/ Çmimet e lira e kthyen Shqipërinë në destinacion të preferuar

Turizmi shqiptar po njeh përmirësime të dukshme gjatë gjithë kohës, si në rritjen e numrit të netëqendrimeve, ashtu edhe në shtimin e fluksit të vizitorëve. Vera mbetet sezoni më turistik në vend dhe periudha më e favorshme për zhvillimin e turizmit të kampingjeve, çadrave apo rulotave të argëtimit. Veçanërisht në disa zona të caktuara të Shqipërisë, ky lloj turizmi është shumë i përshtatshëm, pasi mungojnë hotelet dhe njëkohësisht ruhet më mirë mjedisi natyror.
Nëse i referohemi të dhënave të INSTAT-it në lidhje me numrin e netëve të qendrimint nga shtetasit e huaj në këtë formë turizmi, shihet se numri është rritur me rreth 41.8% krahasuar me verën e kaluar, duke regjistruar afro 10 mijë netëqendrime më shumë se gjatë verës së vitit 2024. Për të dyja vitet, muaji gusht ka qenë ai që ka shënuar numrin më të lartë të qëndrimeve.
Ndërkohë, sipas statistikave për netëqendrimet e vizitorëve rezidentë, vërehet një ulje prej rreth 3,200 netëqendrimesh më pak. Mesa duket, turistët shqiptarë këtë vit kanë preferuar struktura të tjera akomodimi, ndryshe nga vera e kaluar.
Një nga arsyet pse të huajt po zgjedhin gjithnjë e më shumë këtë formë turizmi lidhet me dëshirën për aventurë dhe përvoja më autentike, por edhe me kostot e ulëta që ofron Shqipëria. Sipas të dhënave të publikuara nga revista ndërkombëtare Camping.Info, vendi renditet si destinacioni me çmimin më të përballueshëm për kamping në rajon. Mesatarisht, një natë qëndrimi në një kamping shqiptar kushton rreth 14.18 euro, shumë më pak se në vendet fqinje. Për shembull, në Serbi çmimi arrin në 20.69 euro për natë, ndërsa në Bosnje Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut varion përkatësisht në 18.60 dhe 17.90 euro.
Këto shifra tregojnë qartë se Shqipëria ofron jo vetëm një përvojë të këndshme natyrore dhe mikpritëse, por edhe një alternativë ekonomike për udhëtarët që kërkojnë pushime në natyrë me buxhet të arsyeshëm.
Live TV
 
						                  
            			                       Rezoluta, ja 16 detyrat që la Kuvendi për Bankën e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave
Një rezolutën me 13 rekomandime për Bankën e Shqipërisë dhe tre të tilla për qevrinë është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 30 tetor. Dokumenti......
 
						                  
            			                       Shuhet Fatos Nano, kryeministri me një ndikim reformator në ekonominë e Shqipërisë
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ndërroi jetë këtë të premte në moshën 73-vjeçare. Ai prej disa ditësh, ishte I shtruar në një spital privat në......
 
						                  
            			                       Ndikimi i “IA” tek formimi i të rinjve/ Ekspertët: Duhet përdorur në mënyrën e duhur
“Gjithçka është bërë më e thjeshtë me inteligjencën artificiale, por njëkohësisht kjo dëmton edhe aspektin psikologjik tek një student I ri, apo një nxënës.......
 
						                  
            			                       Hekurudha Shkodër-Gjakovë, me financim të kombinuar - Projekti 1.8 mld euro, HSH: Punimet nisin brenda 2-3 vitesh
“Financimi për ndërtimin e hekurudhës Shkodër – Gjakovë pritet të sigurohet përmes një kombinimi instrumentesh, duke përfshirë financime nga donatorë të......


 
 
                                          


 
						                  
            			                        
						                  
            			                        
						                  
            			                        
						                  
            			                        
						                  
            			                        
    			                            
    			                            
    			                            
    			                            
    			                            
    			                            
    			                           