Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret/ Deri në vitin 2050, vetëm 1.4 persona në moshë pune do të mbështesin çdo pensionist

Vitet e fundit, me rënien e ritmeve të shtimit të popullsisë dhe me problematikat e tregut të punës në shumë shtete, është vënë re një vështirësi në raportin mes të punësuarve dhe pensionistëve. World Economics ka bërë një parashikim deri në vitin 2050 lidhur me raportin mes personave në moshë pune dhe pensionistëve.
Të dhënat mbi numrin e personave që punojnë për çdo person të moshuar në varësi (65+ vjeç) për Shqipërinë ofrojnë një perspektivë thelbësore mbi plakjen demografike, duke përcaktuar numrin e individëve në moshë pune (15–64 vjeç) të disponueshëm për të mbështetur çdo person të moshuar. Një shifër e ulët do të thotë se personat në moshë pune dhe ekonomia në përgjithësi përballen me një barrë më të madhe në mbështetjen e popullsisë në plakje.
Aktualisht, në Shqipëri, numri i personave që punojnë për çdo person të moshuar në varësi është rreth 2.5 punëtorë, duke pësuar një ulje prej 0.3 pikë krahasuar me vitin 2020. Ndërkohë, për çdo person të moshuar në varësi, deri në vitin 2030 kjo shifër vlerësohet të ulet në 2.1, ndërsa në vitin 2050 pritet të arrijë në 1.4.
Në krahasim me rajonin, Shqipëria paraqitet në një situatë më të mirë për këtë raport. Në Maqedoninë e Veriut, rreth 2 persona në moshë pune mbështesin një pensionist. Nga ana tjetër, ky raport është 1.7 në Bosnje dhe Hercegovinë dhe 1.9 në Serbi, por edhe në këto vende pritet që shifra të vijojë të ulet në vitet në vijim.
Megjithatë, ky problem është pothuajse global, pasi shumë shtete po përballen me të njëjtin fenomen. Vendi më problematik përsa i përket këtij raporti është Italia, ku aktualisht vetëm 1.5 persona në moshë pune janë në varësi të 1 pensionisti, dhe pritet që ky raport të bjerë në 0.8 në vitin 2050. Në një situatë të ngjashme, me një raport të ulët, ndodhen edhe Japonia, Greqia, Kroacia, Portugalia dhe Franca.
Nga ana tjetër, ka shtete ku ky raport është shumë më i favorshëm. Në këtë aspekt kryesojnë vendet e Azisë, me në krye Emiratet e Bashkuara Arabe, ku aktualisht rreth 44.7 persona në moshë pune janë përgjegjës për 1 të moshuar në pension, dhe në vitin 2050 pritet të jenë ende rreth 36.2 persona në moshë pune për një pensionist. Pas Emirateve të Bashkuara Arabe renditen Katari dhe Omani, ku ka përkatësisht 41 dhe 19.5 persona në moshë pune për çdo pensionist.
Live TV
AIDA merr pjesë në Konferencën e Biznesit Gjermani – Shqipëri në Berlin dhe organizon një workshop mbi investimet në Shqipëri
Më 30 prill 2026, në ambientet e Haus der Deutschen Wirtschaft u zhvillua Konferenca e Biznesit Gjermani –Shqipëri, një takim i rëndësishëm i përfaqësuesve......
Sa mjete qarkulluan në Shqipëri në fillim të vitit 2026? Dominojnë markat gjermane, me Volkswagen dhe Mercedes në krye të preferencave
Numri i mjeteve rrugore në Shqipëri vijon të rritet me ritme të qëndrueshme, duke kaluar shifrën prej 1 milion në tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas të......
“Paketë mbështetjeje nëse çmimet rriten” - Malaj: Po monitorojmë situatën. Do të ndërhyjmë nëse është e nevojshme
Qeveria do të ndërhyjë me paketa lehtësuese për grupet vulnerabël nëse rritja e çmimeve do të jetë përtej normales dhe situata e konfliktit në lindjen e......
“Ndërtimi dhe turizmi rritën pagat e punonjësve” - Malaj: Reagim ndaj nëndeklarimit. 77 mijë përfitues nga rimbursimi përmes DIVA
Buxheti i shtetit ka rritur të ardhurat në tre muajt e parë të vitit me 250 milionë euro në raport më Janar-Mars 2026. Në konferencën e përmuajshëm për......


