Mungesa e fondeve për përshtatjen ndaj klimës - Transporti kryeson listën, vetëm turizmi nuk ka boshllëqe

Vendi ynë përballet me një hendek të madh financiar për përballimin e efekteve të ndryshimeve klimatike. Sipas draft-Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026–2036, vendi ka të siguruara vetëm 7% të fondeve të nevojshme për masat e përshtatjes, ndërsa boshllëku arrin deri në 93%, duke e bërë këtë një nga sfidat më të mëdha financiare të dekadës së ardhshme. Në total, Shqipërisë i duhen pothuajse 9.8 mld USD për të zbatuar masat e përshtatjes deri në vitin 2036, ndërsa fondet e siguruara deri më tani arrijnë në rreth 699 mln USD.
Dokumenti evidenton se sektori i transporti dhe zhvillimi urban përballen me mungesën më të madhe të fondeve, me një boshllëk prej gati 100%. Me përjashtim të turizmit i cili nuk ka asnjë mungesë, boshllëqet në financim janë të larta në të gjithë sektorët e tjerë, ku për pylltarinë dhe sektorët ndërsektorialë janë identifikuar nivele hendeku mbi 90%. Për bujqësnë mungesa e fondeve të nevojshme shkon në 78%, ndërsa për energjinë 85%.
Draft-plani liston një sërë faktorësh që e thellojnë këtë mungesë fondesh. Ndër to përfshihen kostot e larta fillestare të projekteve, mungesa e instrumenteve të reduktimit të riskut dhe fragmentimi i donatorëve, që shpesh sjell mbivendosje të ndërhyrjeve dhe mungesë koordinimi. Një tjetër problematikë është mungesa e një sistemi të unifikuar për gjurmimin e fondeve për klimën, çka e vështirëson monitorimin dhe harmonizimin e shpenzimeve.
Ndërkohë, në nivel sektorial, sfidat janë të shumta: bujqësia përballet me ndikime të drejtpërdrejta nga thatësira dhe rritja e temperaturave, transporti mbetet i ekspozuar ndaj dëmtimeve nga përmbytjet dhe erozioni, urbanizimi i shpejtë rrit presionin mbi ujin, mjedisin dhe infrastrukturën, ndërsa turizmi është i cenueshëm ndaj rreziqeve klimatike, duke përfshirë erozionin bregdetar.
Draft-plani vë në dukje edhe pjesëmarrjen e ulët të sektorit privat, që aktualisht kontribuon vetëm me rreth 5% të fondeve.
Çfarë presim nga taksa e pronës? - Xhepa: Efekte të forta në tregun e pasurive të paluajtshme
Zbatimi i reformës së taksimit të pronave nga viti 2028 për ndërtesat dhe 2030 për truallin, konsiderohet si një masë që do të ndikojë ndjeshëm në......
Gjetjet e anketës mbi klimën e investimeve - Nga digjitalizimi i shërbimeve vendore, të informaliteti dhe integrimi në BE
Së fundmi është zhvilluar një anketë me bizneset për klimën e investimeve në vend, ku janë trajtuar disa nga problematikat më të ndjeshme për......
“OKB duhet të ketë një grua në krye” - Kandidatja kryesore Rebeca Grynspan synon postin drejtues në vitin 2027
Rebeca Grynspan, ish–zëvendëspresidente e Kosta Rikës dhe një nga pretendentet kryesore për t’u bërë Sekretarja e Përgjithshme e ardhshme e Kombeve të......
Rikualifikim urban në Ksamil - Investim rreth 75 mln lekë për rrugë, ndriçim dhe trotuare të reja
Bashkia Sarandë ka shpallur hapjen e garës për ndërtim trotuare, rikualifikim i rrethimeve anësore në rrugët e brendshme dhe rikualifikim hapësirave çlodhëse......
Mbledhja e Këshillit të Investimeve/ Ibrahimaj: Hyrja në tregun e BE kërkon harmonizim me standardet europiane.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve, ku u prezantuan pritshmēritë e biznesit mbi......
Anglishtja si gjuhë e dytë - Cili shtet i BE-së e flet më mirë?
Holandezët janë shpallur për të shtatën herë radhazi vendi që e flet më mirë anglishten si gjuhë të huaj në botë, sipas një studimi të ri, edhe pse aftësitë......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka humbur sërish pikë këtë mëngjes sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 82.5 lekë dhe......
Të ardhurat reale, më të ulëta se në vitin 2009 - Familjet greke përfitojnë më pak se përpara krizës
Të ardhurat reale të familjeve greke mbeten 15% më të ulëta se në vitin 2009, përpara se të shpërthente kriza financiare dhe Greqia të hynte në aventurën e......





