Rama: Task-forcë për kontrollin e tregut të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve

Në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria synon të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në tregun e karburanteve në Shqipëri, me qëllim që çmimi i naftës të mos ndikohet kaq fort nga luhatjet e tregjeve ndërkombëtare.Sipas kryeministrit, ky është një objektiv i marrë që në fillim të mandatit të katërt të qeverisë dhe që pritet të shënojë një moment kthese për mënyrën se si funksionon tregu i hidrokarbureve në vend.
“Pra, besoj shumë se ky do të jetë një moment kthese për të përmbushur edhe një tjetër ambicie dhe zotim të marrë menjëherë me nisjen e mandatit të katërt, që nafta që tregtohet në Shqipëri, të jetë një produkt në një nivel të pandikuar kaq fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kjo është plotësisht e mundur. Paralelisht, Ministrja e Ekonomisë ka ngritur një task forcë të përbashkët me Ministrin e Financave, duke vënë në veprim administratën tatimore dhe doganore, nga njëra anë, me qëllim rritjen e kontrollit në tregun e hidrokarbureve dhe parandalimin e çdo rritje abuzive të çmimeve të karburanteve dhe nga ana tjetër për të studiuar me shpejtësi edhe një ndikim mbi fenomenin abuziv të rritjes së çmimit të ushqimeve. Ky grup propocional do të fokusohet me një plan të detajuar në gjithë zinxhirin e tregtimit të karburanteve, si në shumicë, ashtu dhe në pakicë, ndërsa çmimet do jenë nën monitorim të vazhdueshëm nga institucionet përkatëse”, u shpreh kryeministri Rama.
Ndërkohë, Rama bëri të ditur se projektligji për rezervat strategjike të naftës ndodhet aktualisht në proces konsultimi publik. Ky projekt parashikon krijimin e rezervave të naftës që mund të mbulojnë nevojat e vendit nga një deri në tre muaj.
“Po ashtu, projektligji për rezervat strategjike të naftës është tashmë në konsultim publik. Përkon me këtë situatë, por është një nismë e ndërmarrë kohë përpara krijimit të kësaj situate. Parashikon një krijim rezervash që shtrihet nga një në tre muaj, të naftës, por e thashë dhe më parë, ambicia jonë shkon përtej kësaj dhe besoj se në pak muaj, qytetarët do të mund të prekin fillimin e një ndryshimi të shumëpritur në tregun e karburanteve”, tha Rama.
Sipas tij, edhe pse kjo nismë ishte ndërmarrë më herët, ajo përkon me situatën aktuale dhe synon të rrisë sigurinë energjetike të vendit. Rama shtoi se brenda pak muajsh qytetarët mund të fillojnë të shohin shenjat e para të një ndryshimi të shumëpritur në tregun e karburanteve.
Atmosferë festive në kryeqytet - Nga të vegjlit te të rriturit, Tirana feston Ditën e Verës
Kështu ishte festa sot në kryeqytet, përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", ku qytetarë të shumtë kanë dalë për të festuar në këtë atmosferë mjaft festive......
“Fuqizimi i grave, prioritet kombëtar” - Ministrja e Shëndetësisë prezanton raportin mbi zbatimin e angazhimeve ndërkombëtare
Shqipëria prezantoi në Kombet e Bashkuara përparimin e bërë në barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Në Sesionin e 70-të të Komisionit për Statusin e Grave......
Moody’s rikonfirmon vlerësimin “Ba3” për Shqipërinë - Stabiliteti ekonomik dhe reformat mbajnë perspektivën “të qëndrueshme”
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody's Ratings, në rishikimin e saj periodik të kryer më 5 mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë......
Euro ndal rënien, ngjitet sërish mbi 96 lekë - Dollari realizon fitime më të mëdha, mbështetet nga lufta në Iran
Gjatë javës që sapo u mbyll, monedhat kryesore të huaja kanë shfaqur një tendencë në rritje në raport me lekun, në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit......
Borxhet e energjisë, FSHU skemë lehtësuese - Luzi: Këste deri në 20 vite për të shlyer detyrimet
Të gjithë konsumatorët të cilët kanë detyrime të pashlyera për energjinë elektrike deri më 31 dhjetor 2024, tashmë kanë mundësinë t'i paguajnë me......
Rregulla të reja për administrimin e plazheve - Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për modelin tip të marrëveshjes që do të lidhet mes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorëve strategjikë për......
Integrimi në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore - BSH nis përgatitjet. Përfituese nga programi 3 mln eurosh i BE për forcimin e kapaciteteve
Banka e Shqipërisë po përgatitet për t’u bërë pjesë e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. Për këtë, ajo do të jetë pjesëmarrëse në fazën e tretë të......
“Çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon” - Maqedonia e Veriut, ministrja Bozhinovska siguron: Furnizim i qëndrueshëm
“Furnizimi me karburante në Maqedoninë e Veriut është i qëndrueshëm dhe vendi pavarësisht rritjes së çmimeve, ka karburantin më të lirë në rajon”, deklaroi......


