“Çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon” - Maqedonia e Veriut, ministrja Bozhinovska siguron: Furnizim i qëndrueshëm

“Furnizimi me karburante në Maqedoninë e Veriut është i qëndrueshëm dhe vendi pavarësisht rritjes së çmimeve, ka karburantin më të lirë në rajon”, deklaroi ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska. Inspektorët e tregut në mbi 300 kontrolle kanë konstatuar se të gjithë tregtarët kanë rezervat ligjore operative për pesë ditë. Ajo siguron se edhe rezervat shtetërore janë të qëndrueshme dhe ka mjaftueshëm për mbulimin e rreth 62 ditëve të nevojave të qytetarëve dhe ekonomisë.
Ministrja siguron se nëse presionet globale vazhdojnë, do të përdoren të gjithë mekanizmat për mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Në dispozicion janë ulje të akcizave për karburantet deri në 4 denarë dhe të TVSH-së për blerjen e produkteve. Ministrja mendon se qytetarët nuk dëmtohen nga Rregullorja e re, sipas së cilës çmimet ndryshohen një herë në javë të hënën, e jo si më parë kur kishte ndryshime në bursat botërore. Ajo thotë se deri tani ka pasur vetëm një rritje.
Çmimet i përcakton Komisioni Rregullator i Energjisë dhe ministria nuk ndërhyn. Komisioni të hënën rriti çmimet e karburanteve mesatarisht për 14,27%. Çmimi i naftës u rrit me 14,5 denarë, pasi fuçia në bursat botërore kaloi 100 dollarë. Çmimet e reja Komisioni Rregullator i Energjisë duhet t’i shpallë të hënën, por shqetësuese është se çmimet në bursat botërore në dy ditët e fundit përsëri kaluan 100 dollarë për fuçi, pasi më parë kishte rënie drastike dhe deri në 85 dollarë për fuçi.
SHBA sulmon ishullin iranian, Kharg - Terminali përbën 90% të eksporteve, me kapacitet 7 mln fuçi naftë në ditë
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi në rrjetet sociale se, ka urdhëruar Komandën Qendrore të kryente bombardime ndaj objektivave ushtarakë të Iranit......
Ekonomia e Kosovës u rrit me 3.85% në fund të 2025 - Tregtia, transporti dhe akomodimi udhëhoqën zgjerimin
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e katërt të vitit 2025, sipas......
Në treg karburant nga rezervat strategjike - Disa vende po reagojnë për të ulur çmimet globale
Disa vende kanë njoftuar plane për të hedhur në treg rezervat e naftës me synimin për të ndihmuar në qetësimin e çmimeve në rritje të energjisë mes......
“Tarifat mund t'u kushtojnë familjeve mbi 2,500 USD” - Llogaritë e Demokratëve në Kongres: 44% më shumë se një vit më parë
Presidenti Donald Trump po përpiqet të zëvendësojë të ardhurat federale të humbura pasi Gjykata Supreme rrëzoi tarifat e tij më të mëdha muajin e......
Mbi 20 masa për eficiencën energjetike - Ngrohja dhe ftohja e ndërtesave, rreth 33% e konsumit final të energjisë në vend
Zbatimi i mbi 20 masave për përmirësimin e eficiencës energjetike në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave kërkon rreth 4.7 mln euro deri në vitin 2030, ndërsa......
Ku qëndron Shqipëria në hartën e punësimit në Europë? - Kyesojmë rajonin me 68.9%, por ende poshtë mesatares së BE
Shkalla e punësimit është një nga treguesit më të rëndësishëm ekonomikë dhe socialë. Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit në Shqipëri arriti në......
Nafta rrezikon të “ngrijë” pagat - Analiza/ Çmimet e larta, presion mbi bizneset
Rritja e çmimeve të naftës në fillim të Marsit 2026 ka sjellë një valë goditëse në kostot e transportit dhe të prodhimit, duke ushtruar presion të......
“Nga toka jonë në sofrën tuaj”, ministri Salla hapi panairin e produkteve bujqësore në Elbasan
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, hapi sot në Elbasan panairin e produkteve bujqësore “Nga toka jonë në sofrën tuaj”, një aktivitet i......


