Integrimi në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore - BSH nis përgatitjet. Përfituese nga programi 3 mln eurosh i BE për forcimin e kapaciteteve

Banka e Shqipërisë po përgatitet për t’u bërë pjesë e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. Për këtë, ajo do të jetë pjesëmarrëse në fazën e tretë të “Programit për Forcimin e Kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor”, të financuar nga Bashkimi Evropian, një nismë që synon të mbështesë përgatitjen e bankave qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse të rajonit për integrimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore.
Qëllimi i këtij programi është forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve të Bankës së Shqipërisë, kryesisht përmes përmirësimit të mëtejshëm të instrumenteve analitike dhe politike, falë përvetësimit të standardeve më të mira ndërkombëtare dhe evropiane në praktikat kombëtare.
Përveç Bankës tonë Qendrore, përfituese të këtij programi janë gjithashtu bankat qendrore dhe autoritete mbikëqyrëse nga Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. BE e ka financuar këtë program me 3 milionë euro nga Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA III).
Gjatë 3 viteve të ardhshme, banka qendrore e Gjermanisë, së bashku me bankat qendrore partnere dhe me ekspertët e BQE-së, do të organizojë një program intensiv trajnimi rajonal, mbi çështjet kryesore të bankingut qendror dhe mbikëqyrjes. Fokusi kryesor do të jetë mbi zhvillimet e reja në bankën qendrore dhe mbikëqyrjen financiare në fushë e parandalimit të pastrimit të parave dhe luftës ndaj financimit të terrorizmit, atë të rreziqeve kibernetike, të transformimit digjital, të inovacionit dhe inteligjencës artificiale në bankat qendrore. Gjithashtu, takime të nivelit të lartë do të zhvillohen lidhur me temat aktuale në fokus, si pavarësia e bankës qendrore dhe zhvillimet e reja në sistemet e pagesave.
Me pjesëmarrjen në këtë program, Banka e Shqipërisë vazhdon përpjekjet për përafrimin me standardet dhe praktikat evropiane, duke kontribuuar njëkohësisht në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale, në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Sistemi Evropian i Bankave Qendrore përfshin Bankën Qendrore Evropiane dhe bankat qendrore kombëtare të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, pavarësisht nëse ato e kanë adoptuar euron, apo jo.
“Çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon” - Maqedonia e Veriut, ministrja Bozhinovska siguron: Furnizim i qëndrueshëm
“Furnizimi me karburante në Maqedoninë e Veriut është i qëndrueshëm dhe vendi pavarësisht rritjes së çmimeve, ka karburantin më të lirë në rajon”, deklaroi......
SHBA sulmon ishullin iranian, Kharg - Terminali përbën 90% të eksporteve, me kapacitet 7 mln fuçi naftë në ditë
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi në rrjetet sociale se, ka urdhëruar Komandën Qendrore të kryente bombardime ndaj objektivave ushtarakë të Iranit......
Ekonomia e Kosovës u rrit me 3.85% në fund të 2025 - Tregtia, transporti dhe akomodimi udhëhoqën zgjerimin
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e katërt të vitit 2025, sipas......
Në treg karburant nga rezervat strategjike - Disa vende po reagojnë për të ulur çmimet globale
Disa vende kanë njoftuar plane për të hedhur në treg rezervat e naftës me synimin për të ndihmuar në qetësimin e çmimeve në rritje të energjisë mes......
“Tarifat mund t'u kushtojnë familjeve mbi 2,500 USD” - Llogaritë e Demokratëve në Kongres: 44% më shumë se një vit më parë
Presidenti Donald Trump po përpiqet të zëvendësojë të ardhurat federale të humbura pasi Gjykata Supreme rrëzoi tarifat e tij më të mëdha muajin e......
Mbi 20 masa për eficiencën energjetike - Ngrohja dhe ftohja e ndërtesave, rreth 33% e konsumit final të energjisë në vend
Zbatimi i mbi 20 masave për përmirësimin e eficiencës energjetike në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave kërkon rreth 4.7 mln euro deri në vitin 2030, ndërsa......
Ku qëndron Shqipëria në hartën e punësimit në Europë? - Kyesojmë rajonin me 68.9%, por ende poshtë mesatares së BE
Shkalla e punësimit është një nga treguesit më të rëndësishëm ekonomikë dhe socialë. Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit në Shqipëri arriti në......
Nafta rrezikon të “ngrijë” pagat - Analiza/ Çmimet e larta, presion mbi bizneset
Rritja e çmimeve të naftës në fillim të Marsit 2026 ka sjellë një valë goditëse në kostot e transportit dhe të prodhimit, duke ushtruar presion të......


