Sa diasporë ka Shqipëria? Rreth 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, shumica të rinj dhe në moshë pune

Emigracioni shqiptar vijon të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe socio-ekonomike për vendin, duke ndikuar drejtpërdrejt si në zhvillimet e brendshme, ashtu edhe në marrëdhëniet me vendet pritëse. Sipas vlerësimeve të INSTAT, diaspora shqiptare arrin në 2.2 milionë individë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, ku 1.1 milionë janë meshkuj dhe rreth 1milionë femra.
Të dhënat tregojnë se diaspora shqiptare ka një profil kryesisht të ri dhe ekonomikisht aktiv. Rreth 77 % e emigrantëve i përkasin grupmoshës 15–64 vjeç, ndërsa 18 %janë fëmijë dhe vetëm 5 % janë mbi 65 vjeç. Kjo shpërndarje demografike tregon një potencial të lartë kontributi në tregjet e punës dhe ekonomitë e vendeve pritëse, por njëkohësisht thekson sfidat që përballet Shqipëria për sa i përket humbjes së forcës aktive të punës.
Emigracioni i shqiptarëve është i lidhur ngushtë me pozicionin gjeografik të vendit dhe me historinë e lëvizjeve përgjatë shekujve. Diaspora shqiptare paraqitet heterogjene, si në aspektin kohor të migrimit, ashtu edhe në origjinën rajonale. Bashkësitë më të hershme shqiptare janë arbëreshët në Itali dhe arvanitët në Greqi, të cilat përbëjnë dëshmi të hershme të pranisë shqiptare jashtë kufijve. Sipas të dhënave të censeve të fundit të popullsisë dhe banesave, raundi 2021 për vendet e Europës, rreth 1.1 milionë individë të lindur në Shqipëri rezultojnë rezidentë të zakonshëm në 31 vende europiane.
Ndërkohë, statistikat mbi shtetësinë tregojnë se rreth 939 mijë shtetas shqiptarë jetojnë po në këto vende. Italia, Greqia, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kryesojnë listën e shteteve me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, duke konfirmuar rolin kyç të këtyre vendeve si destinacione kryesore të emigracionit shqiptar. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara presin migrantët më të arsimuar (pothuajse një e treta me arsim të lartë), të ndjekura nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
Sistem i ri inteligjent i sigurisë në Shqipëri - Kryeministri Rama: “Sy magjik” që identifikon në kohë reale shkelësit e ligjit
Qeveria shqiptare ka firmosur një marrëveshje me Arabinë Saudite për sistemin e ri inteligjent të sigurisë. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se tashmë......
Paga minimale mujore rritet në 50,000 lekë - Vendimi i fundit i qeverisë përfshin 307,850 punonjës
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagës minimale mujore nga 40,000 lekë, në 50,000 lekë. Ky vendim përfshin 307,850 punonjës të......
Viti 2025, i pafavorshëm për titujt qeveritarë - Yield-e të larta në fillim, por rënie e interesit për investitorët drejt fundit të vitit
Viti 2025 nuk ka qenë shumë i favorshëm për investimin në tituj qeveritarë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, norma mesatare e interesit për bonot......
Detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të ardhurave
Administrata Tatimore përmbyll me sukses fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7, e cila vendos detyrime të reja për......
Qeveria ndryshon “kursin” për borxhin e brendshëm - Tituj afatgjatë dhe norma interesi fikse për mbulimin e deficitit
Qeveria planifikon të mbështet për financim në tregun e brendshëm në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme me qëllim mbulimin e nevojave për hua. Në......
“IA nxit investimet evropiane” - Kreu i BQE-së parashikon rritje të ngadaltë të ekonomisë deri në 2028
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, ka bërë të ditur se ekonomia e eurozonës po përjeton një ndryshim struktural, e nxitur nga......
Kur t’i investosh paratë në tituj qeveritarë? - Tremujori i parë 2026 me “boom” emetimesh. Bonot 12-mujore, instrumenti më i shpeshtë
Shqipëria do të emetojë 174 miliardë lekë bono 12-mujore gjatë vitit të ardhshëm. Sipas kalendarit të Ministrisë së Financave, bonot 12-mujore do të jenë......
Rritet konsumi i energjisë në Kosovë - Operatori energjetik bën thirrje për ulje të ngarkesës së sistemit
Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Licencës për Operatorin e Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT SH.A.) ka bërë të ditur se sistemi elektro-energjetik......





