Viti 2025, i pafavorshëm për titujt qeveritarë - Yield-e të larta në fillim, por rënie e interesit për investitorët drejt fundit të vitit

Viti 2025 nuk ka qenë shumë i favorshëm për investimin në tituj qeveritarë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, norma mesatare e interesit për bonot e thesarit dhe obligacionet ka pësuar luhatje të dukshme gjatë këtij viti.
Këto luhatje kanë ardhur në bazë të zhvillimeve në politikën monetare, pritshmëritë inflacioniste dhe kërkesën e tregut për instrumente borxhi.
Në muajt e parë të vitit, normat e interesit për titujt qeveritarë qëndruan relativisht më të larta, veçanërisht për bonot e thesarit me maturim të shkurtër. Yield-et u mbështetën nga një qasje ende shtrënguese e politikës monetare dhe nga kujdesi i investitorëve për rreziqet inflacioniste. Kjo periudhë u karakterizua nga një kosto më e lartë e huamarrjes për qeverinë, sidomos në instrumentet afatshkurtra.
Kulmi i normave të interesit u shënua kryesisht në tremujorin e parë dhe fillimin e tremujorit të dytë të vitit, kur kërkesa për yield më të lartë ishte më e fortë. Edhe obligacionet afatmesme dhe afatgjata reflektuan këtë prirje, megjithëse me luhatje më të moderuara krahasuar me bonot e thesarit.
Në gjysmën e dytë të vitit 2025, situata nisi të ndryshojë. Normat mestare të interesit erdhën gradualisht në rënie, si për bonot ashtu edhe për obligacionet. Kjo u ndihmua nga përmirësimi i pritshmërive për inflacionin, stabilizimi i tregjeve financiare dhe një rritje e interesit të investitorëve për titujt qeveritarë, që solli kërkesë më të lartë në ankande.
Normat më të ulëta të interesit u vunë re drejt fundit të vitit, kur kostoja e huamarrjes së brendshme për qeverinë u lehtësua ndjeshëm krahasuar me fillimin e vitit. Veçanërisht për obligacionet, rënia e yield-it sinjalizoi besim më të madh të tregut dhe kushte më të favorshme financimi.
Në tërësi, 2025-a u karakterizua nga një fillim me norma të larta interesi dhe një mbyllje me yield-e më të ulëta.
Detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të ardhurave
Administrata Tatimore përmbyll me sukses fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7, e cila vendos detyrime të reja për......
Qeveria ndryshon “kursin” për borxhin e brendshëm - Tituj afatgjatë dhe norma interesi fikse për mbulimin e deficitit
Qeveria planifikon të mbështet për financim në tregun e brendshëm në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme me qëllim mbulimin e nevojave për hua. Në......
“IA nxit investimet evropiane” - Kreu i BQE-së parashikon rritje të ngadaltë të ekonomisë deri në 2028
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, ka bërë të ditur se ekonomia e eurozonës po përjeton një ndryshim struktural, e nxitur nga......
Kur t’i investosh paratë në tituj qeveritarë? - Tremujori i parë 2026 me “boom” emetimesh. Bonot 12-mujore, instrumenti më i shpeshtë
Shqipëria do të emetojë 174 miliardë lekë bono 12-mujore gjatë vitit të ardhshëm. Sipas kalendarit të Ministrisë së Financave, bonot 12-mujore do të jenë......
Rritet konsumi i energjisë në Kosovë - Operatori energjetik bën thirrje për ulje të ngarkesës së sistemit
Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Licencës për Operatorin e Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT SH.A.) ka bërë të ditur se sistemi elektro-energjetik......
Spanja dhe Greqia i japin shtysë produkteve shqiptare/ Si ndryshuan eksportet dhe importet në 11-mujorin e vitit 2025?
Gjatë 11-mujorit të vitit 2025, tregtia e jashtme e Shqipërisë ka shfaqur një tkurrje të lehtë. Sipas të dhënave zyrtare, eksportet arritën në 319,3 miliardë......
“Kontroll më i fortë në terren” - Gati drafti i ri “Për Policinë Bashkiake”. Unifikohen funksionet
Një projektligj i ri për Policinë Bashkiake është nxjerrë për konsultim publik, me synim riorganizimin e policisë vendore dhe vendosjen e standardeve të......
Shqipëria, kryeson Europën për rritjen e fluturimeve/ U shtuan me 119.7% krahasuar me periudhën para pandemisë
Fluturimet komerciale po shënojnë një zhvillim të ri dhe dinamik në vend, duke reflektuar ndryshimet në tregun e udhëtimeve ajrore dhe nevojat gjithnjë e më......





