Shqipëria, kryeson Europën për rritjen e fluturimeve/ U shtuan me 119.7% krahasuar me periudhën para pandemisë

Fluturimet komerciale po shënojnë një zhvillim të ri dhe dinamik në vend, duke reflektuar ndryshimet në tregun e udhëtimeve ajrore dhe nevojat gjithnjë e më në rritje të pasagjerëve. Nga shtimi i linjave dhe destinacioneve të reja, te rritja e frekuencës së fluturimeve dhe përmirësimi i shërbimeve, ky sektor po luan një rol kyç në lidhjen e vendeve, nxitjen e turizmit dhe forcimin e ekonomisë.
Agjencia e Statistikave Europiane ka nxjerrë në pah këto të dhëna statistikore, duke treguar se sa ka ndryshuar numri i fluturimeve që nga muaji nëntor para pandemisë e deri më tani. Sipas saj, rezulton se numri i fluturimeve komerciale në vend është rritur me 119.7%, duke shënuar kështu rritjen më të madhe në Europë dhe në rajon. Gjithashtu, shumë linja të reja kanë hyrë në vendin tonë, ku më e fundit është Tiranë–Toronto, ku fluturimi i parë nga Toronto është parashikuar më 18 qershor 2026, ndërsa nga Tirana do të realizohet më 19 qershor.
Rritja për këtë muaj ka shënuar një zbutje pas muajit tetor, i cili arriti kulmin. Por si paraqiten vendet e tjera të rajonit? Për sa i takon këtyre vendeve, rezulton se Bosnje-Hercegovina dhe Serbia kryesojnë pas Shqipërisë, duke shënuar rritje përkatësisht me 47% dhe 40%.
Nga ana tjetër, edhe Maqedonia e Veriut ka pësuar një rritje me 36.9%, ndërsa Mali i Zi është vendi që ka shfaqur një ulje me 3% të numrit të fluturimeve, duke pasur një rezultat negativ.
Një situatë e mirë paraqitet edhe për shtete të tjera, si Islanda, e cila renditet e dyta në Europë me një rritje prej 79.8%. Gjithashtu, edhe Greqia dhe Malta paraqesin rritje të numrit të fluturimeve komerciale me 37.3% dhe 36.9%.
Ndërkohë, fluturimet komerciale kanë shënuar ulje në disa shtete, kryesisht ato nordike. Gjermania ka pësuar një rënie me 14.4%, e ndjekur nga Finlanda me 16.4%. Uljen më të madhe e kanë shënuar Letonia dhe Suedia, me përkatësisht 24.8% dhe 28.5%.
Nis reforma në inspektoriatet vendore - Projektligji, krijohet struktura e re për territorin, mjedisin dhe pyjet
Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” është nxjerrë për konsultim......
Serbi, investimet e huaja në “rënie të lirë” - IHD-të u tkurrën me 53% në periudhën janar-tetor 2025
Fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Serbi ka rënë me 53% gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit......
Pensionet, mbi 12 mijë kontribues i shtohen skemës - Rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit, 1.5 miliardë euro në 10 muaj
Skema e pensioneve po përfiton nga zgjerimi i bazës së kontribuesve dhe rritja e pagave, duke reflektuar një përmirësim të mbledhjes së kontributeve të......
Pasuritë e sekuestruara/konfiskuara do shiten më shpejt - Pr/ligji për konsultim publik: AAPSK do të kryejë vetë procedurat
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe Kryeadministratori do t’i kryejë vetë procedurat e shitjes për pasuritë e......
SHBA, marrëveshje me ByteDance për TikTok - Kompania shet mbi 80% të aseteve për të shmangur mbylljen e aplikacionit
Pronari kinez i TikTok, ByteDance, ka nënshkruar marrëveshje detyruese me tre investitorë të mëdhenj për të shitur pak më shumë se 80% të aseteve të......
BE, 90 miliardë euro hua për Ukrainën - Plani synon të financojë mbrojtjen e Kievit për dy vitet e ardhshme
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian vendosën të marrin hua fonde për të financuar mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë për dy vitet e ardhshme, në vend që të......
Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të vlerës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82 lekë dhe është......
Athina, qyteti më “i plakur” në Evropë në 2050 - Popullsia në moshë pune do të tkurret mbi 30% në 25 vitet e ardhshme
Qytetet kryesore evropiane po përballen me një sfida të mëdha demografike. Sipas vlerësimeve të Oxford Economics, deri në vitin 2050, 60% e qyteteve kryesore......





