Europa Postuar më 19 Dhjetor 2025, 09:58

Athina, qyteti më “i plakur” në Evropë në 2050 - Popullsia në moshë pune do të tkurret mbi 30% në 25 vitet e ardhshme

Nga Kristi Ceta

Athina, qyteti më “i plakur” në Evropë në 2050 -

Qytetet kryesore evropiane po përballen me një sfida të mëdha demografike. Sipas vlerësimeve të Oxford Economics, deri në vitin 2050, 60% e qyteteve kryesore në Evropë do të kenë një popullsi të moshës punëtore më të ulët se në vitin 2025.

Rajonet e Evropës Jugore do të përballen me problemet më të mëdha, me Athinën që pritet të shënojë rënien më të ndjeshme të popullsisë në moshë pune, mbi 30%.

Sipas firmës, qytetet evropiane ndodhen në një pikë kritike, me ngadalësimin e popullsisë, dobësimin konkurrencës industriale dhe krizën e banesave që ndikojnë në perspektivat ekonomike.

Çmimet mesatare të banesave në Evropë kanë shënuar rritje të konsiderueshme gjatë dekadës së fundit. Rreth një e treta e qyteteve kryesore evropiane po përjetojnë dyfishim të çmimeve të pronave, sipas ekonomistëve.

Por, përtej krizës së banesave, një sfidë e madhe për qytetet e mëdha evropiane është çështja demografike. Gjatë 25 viteve të fundit, popullsia e qyteteve të mëdha është zgjeruar me 19%, mbi mesataren e BE-së prej 8%. Megjithatë, sipas vlerësimeve të firmës, rritja më pas do të lëvizë me një ritëm shumë më të ngadaltë, 4.9%, deri në vitin 2050.

Popullsia në moshë pune do të fillojë tkurrjen që nga fillimi i viteve 2030. Me rënien e normave të lindjeve dhe rritjen e jetëgjatësisë, profili demografik i Evropës do të plaket. Në jug të kontinentit, kjo rënie do të jetë më e theksuar. Qytete të mëdha si Athina, Lisbona, Porto, Milano dhe Roma pritet të përjetojnë tkurrje të forta të popullsisë së moshës punëtore.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat