“Gara” e mbrojtjes në Europë - Shqipëria, buxhet rekord. A mjafton rritja e investimeve?

Në një situatë globale aspak të sigurt, shumë vende po rrisin buxhetet për mbrojtjen. Gjermania, Polonia, Danimarka, Suedia, Britania e Madhe, Franca, Holanda, Finlanda dhe vendet baltike po rrisin ndjeshëm shpenzimet në mbrojtje, me objektiva që shkojnë nga 2.5–3% e PBB deri në afër 5% në disa raste.
Fokusi kryesor është te modernizimi i ushtrive, municionet, mbrojtja ajrore, dronët, logjistika dhe kapacitetet e reja, ndërsa në disa vende po rikthehen edhe modele të shërbimit ushtarak për të rritur gatishmërinë.
Në këtë kontekst, edhe Shqipëria nuk mund të mbetej pas, për 2026 u miratua një buxhet rekord për mbrojtjen, me plot 59 miliard lekë, me qëllim përmbushjen e standardeve të NATO-s. Por sa është realisht e mbrojtur Shqipëria në rast rreziku dhe a mjaftojnë vetëm investimet në mbrojtje?
“Për aq kohë sa ne themi na mbron NATO, po në rastet e një konflikti, a jemi ne vetë gati? Se NATO çfarë është? Bën një politikë globale të mbrojtjes së anëtarëve të saj, por baza do jenë ushtarët shqiptarë, baza do jetë popullsia shqiptare, baza do të jetë "a i ke strehimet për të mbrojtur popullsinë?". A je në gjendje të kesh rezerva ushqimore, rezerva spitalore? Në rastet e një situate, nuk do të vijnë të hapin spitale fushore për të mbajtur dhe për të kuruar apo për të shëruar apo për të shpëtuar jetën e qytetarëve shqiptarë. Të gjitha këto thashë, janë baza reale e ekonomisë, ku herë pas here informacionet për publikun dhe për mediat janë të jo publike, ose shpeshherë janë të reduktuara, ose mbartin eufori”, thotë Softa.
Sipas ekspertit, vizioni për këtë sektor duhet të jetë “Shqipëria 2030”, por “Shqipëria 2050” dhe investimet duhet të jenë më largapamëse.
“Shërbime bankare cilësore dhe transparente” - Guvernatori Sejko flet për sfidat e sektorit gjatë vitit 2026
Gjatë vitit të ardhshëm pritet një zgjerim i ofrimit të shërbimeve bankare cilësore dhe transparente. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko,......
Nga duhet të nisë përshtatja e bizneseve për në BE? - Zusi: Secili sipërmarrës duhet të bëj një “checklist” sa gati janë
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të kërkojë një transformim të thellë të mënyrës se si funksionojnë bizneset, veçanërisht ato prodhuese dhe......
“Rritja e çmimeve, shqetësimi më i madh i shqiptarëve”/ Barometri i Ballkanit rendit problemet më të rëndësishme me të cilat përballet ekonomia
Barometri i Ballkanit ka realizuar një anketë në lidhje me problemet që qytetarët ndjejnë në lidhje me situatën ekonomike në të gjithë vendet e rajonit.......
Janar-Nëntor, rritje me mbi 82% e automjeteve elektrike - DPSHTRR: Makinat green, gjithnjë e më të pranishme në qarkullim
Mjetet green vijojnë të rrisin dominimin e tyre në rrugët e Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se flota e......
Trump vlerëson arritjet e administratës - Presidenti fajëson Biden për rritjen e kostos së jetesës në SHBA
Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi arritjet e tij dhe fajësoi paraardhësin demokrat për rritjen e fortë të çmimeve......
Qeveria ndryshon strategjinë për borxhin - Rrit peshën e financimit të brendshëm. 3 eurobonde të reja emetohen deri në 2030-ën
Ministria e Financave ka miratuar Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit për periudhën 2026–2030, e cila parashikon një orientim më të theksuar drejt......
Rama: Hapja e të gjithë kapitujve është për ne inkurajim
Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera ka vlerësuar samitin e mbrëshëm BE-Ballkani Perëndimor të......
Spanja, plan kundër valëve të nxehtësisë - Ndërtesat publike do të përdoren si strehë klimatike gjatë verës
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, njoftoi një plan për krijimin e një rrjeti strehësh klimatike. Shumë ndërtesa shtetërore do të vihen në dispozicion të......





