62.5 mln lekë për nyjet e rrezikshme - ARRSH: Burim aksidenti, ndërhyrje në 5 pika të zeza të rrugëve kombëtare

Me një ofertë prej 62.5 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për “Eliminimim e Pikave të Zeza në rrjetin Rrugor Kombëtar”, një ndërhyrje që synon rritjen e sigurisë rrugore në disa nga segmentet më problematike të vendit, ku janë regjistruar aksidente me pasoja të rënda.
Projekti do të zbatohet me kontratë të tipit “çelësa në dorë”, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe vënien në funksion të masave të sigurisë rrugore. Ndërhyrjet janë përzgjedhur mbi bazën e të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit dhe databazës së aksidenteve, ku janë identifikuar nyje dhe segmente rrugore me rrezikshmëri të lartë.
Sipas dokumenteve të tenderit, punimet do të fokusohen në disa pika të zeza kryesore në akse të rëndësishme kombëtare, përfshirë kryqëzimin Laknas–Bërxullë në rrugën e Aeroportit, nyjen Përparim në aksin Elbasan–Rrogozhinë, nyjet Dajç–Gramsh dhe Gjadër në aksin Kthesa Balldre–Mabë, si dhe nyjen Ypsilon në hyrje të Fushë-Krujës. Këto zona janë karakterizuar nga fluks i lartë mjetesh, mungesë e elementëve të sigurisë dhe probleme gjeometrike të rrugës.
Ndërhyrjet që do të realizohen përfshijnë përmirësime të gjeometrisë së nyjeve, ndërtimin e korsive të dedikuara për hyrje-dalje dhe kthim majtas, vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, elementëve të sigurisë rrugore, si dhe ndriçim rrugor. Qëllimi është ulja e numrit të aksidenteve dhe përmirësimi i kushteve të qarkullimit për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Sipas ARRSH, projekti do të zbatohet në faza, duke garantuar menaxhimin e trafikut gjatë punimeve dhe minimizimin e ndikimit në qarkullimin rrugor.
Shqipëria “sfidon” valën e çmimeve në Europë/ Cilat vende po “digjen” nga inflacioni? Rumania, Kosova dhe Estonia
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Nëntor të vitit......
Një në tre emigrantë, me kontratë të përkohshme/ Të larguarit më të vjetër kanë më shumë qasje në marrëveshjet formale të punësimit
Emigrimi vazhdon të sjellë përfitime ekonomike për shqiptarët që punojnë jashtë vendit, por raporti i fundit i Bankës Botërore dhe INSTAT tregon se këto......
Strategji e re për sektorin minerar - Fokusi në 15 vitet e ardhshme te kërkim-zbulimi, përpunimi e standardet mjedisore
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik draft-Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026–2040, një......
450 mln euro tërhiqen nga tregu në 2026 - Banka e Shqipërisë do të shtojë ndërhyrjet. Blerjet më të shumta, në sezonin veror
Banka e Shqipërisë do të tërheqë deri në 450 milionë euro nga tregu gjatë vitit të ardhshëm. Sipas kalendarit të publikuar nga Banka Qendrore, 2026 do të......
“Gara” e mbrojtjes në Europë - Shqipëria, buxhet rekord. A mjafton rritja e investimeve?
Në një situatë globale aspak të sigurt, shumë vende po rrisin buxhetet për mbrojtjen. Gjermania, Polonia, Danimarka, Suedia, Britania e Madhe, Franca,......
“Shërbime bankare cilësore dhe transparente” - Guvernatori Sejko flet për sfidat e sektorit gjatë vitit 2026
Gjatë vitit të ardhshëm pritet një zgjerim i ofrimit të shërbimeve bankare cilësore dhe transparente. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko,......
Nga duhet të nisë përshtatja e bizneseve për në BE? - Zusi: Secili sipërmarrës duhet të bëj një “checklist” sa gati janë
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të kërkojë një transformim të thellë të mënyrës se si funksionojnë bizneset, veçanërisht ato prodhuese dhe......
“Rritja e çmimeve, shqetësimi më i madh i shqiptarëve”/ Barometri i Ballkanit rendit problemet më të rëndësishme me të cilat përballet ekonomia
Barometri i Ballkanit ka realizuar një anketë në lidhje me problemet që qytetarët ndjejnë në lidhje me situatën ekonomike në të gjithë vendet e rajonit.......





