“EUth Balkans” bashkon deputetët nga Shqipëria dhe Kosova për përfshirjen e të rinjve në integrimin europian

Deputetja e Partia Socialiste, Sara Mila, ka zhvilluar një vizitë pune në Prishtinë, ku u prit nga deputeti i opozitës Besnik Tahiri, përfaqësues i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Takimi u fokusua jo vetëm në njohjen me funksionimin institucional të Kuvendit, por edhe në një shkëmbim idesh mbi rolin që duhet të luajnë parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës në fuqizimin e të rinjve dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.
Të dy deputetët u ndalën edhe në iniciativën “EUth Balkans”, ku deputeti Tahiri shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm, me synimin për ta kthyer energjinë dhe potencialin e të rinjve në politika konkrete, projekte të përbashkëta dhe në platforma reale vendimmarrjeje.
“Ky takim ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërparlamentare dhe një sinjal i qartë se sidomos kur bëhet fjalë për të rinjtë dhe të ardhmen europiane të rajonit tonë, ne duhet të jemi gjithmonë bashkë. Rinia shqiptare në Tiranë, Prishtinë apo kudo në rajon, nuk ka nevojë vetëm për fjalë motivuese, por për ura konkrete bashkëpunimi dhe mbështetje institucionale”, deklaroi deputetja Mila.
Ndërkohë që në kuadër të kësaj nismedeputetja Mila së bashku me Gjergji Ogrenin, këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ernest Thanasin, ekpert nëçështjet e politikës dhe BE-së zhvilluan një takim me të rinjtë e shkollës “European School of Kosovo”, ku në fokus ishte pikërisht roli dhe bashkëpunimi i strukturave rinore në ndërtimin e platformave politike rajonale.
Ndalesa me të rinjtë e Prishtinës në kuadër të turit rajonal EUth Balkans, vjen pas takimit në Preshevë, ku qëllimi kryesor mbetet forcimi i dialogut politik me të rinjtë e Ballkanit Perëndimor dhe përfshirja aktive e tyre në proceset vendimmarrëse dhe integrimin europian.
Antikontrabanda bllokon mbi 3100 pajisje elektronike
Drejtoria e Antikontrabandës, njofton se në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, kanë bllokuar mbi 3130 pajisje......
Pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes, moment historik. Rama përshëndet edhe draft-rezolutën e BE
Në podcast-in e përjavshëm “Flasim”, kryeministri Edi Rama është fokusuar te mbledhja e Bordit të Paqes në Uashington, më herët gjatë javës. Rama tha se......
OST: Monitorim i vazhdueshëm i situatës në aksin Librazhd–Korçë, pa rrezik për linjat e transmetimit
Lidhur me situatën e krijuar në aksin rrugor Librazhd–Korçë dhe raportimet mbi gjendjen e linjave të transmetimit të energjisë elektrike, OST ka dalë me një......
ARRSH ndalon qarkullimin e mjeteve drejt juglindjes - Shkak, dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec. Ja rruga alternative
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të bllokojë qarkullimin e të gjitha automjeteve, përfshirë vetura, autobusë dhe kamionë, në rrugën kombëtare......
Serbi, përgjysmohen IHD-të në 2025 - Ndikuan tensionet gjeopolitike globale dhe protestat e brendshme
Gjatë vitit të kaluar, Investimet e Huaja Direkte në Serbi janë përgjysmuar, në rreth 2.2 miliardë euro, njoftoi banka qendrore. Sipas të dhënave, në këtë......
Presidentja e Kosovës, Osmani takohet me sekretarin e Shtetit, Rubio: “Të gatshëm për të çuar përpara axhendën e paqes dhe stabilitetit”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit, me Sekretarin Marco Rubio. Në një postim në rrjetet sociale,......
“Shëndet cilësor dhe të barabartë për çdo qytetar” - Ministrja Sala, marrëveshje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, nënshkroi një marrëveshja dyvjeçare bashkëpunimi me Drejtorin Rajonal për Europën të Organizatës......
Tirana “e ngopur” me terminale POS - BSH: Qytetet e vogla, si Gjirokastra dhe Lushnja “parakalojnë” kryeqytetin në rritjen e tyre
Një numër rekord biznesesh në qytetet e vogla janë pajisur me terminal POS gjatë 2025, duke i ofruar kështu mundësinë klientëve të tyre, qofshin ata......


