Rreth 34.7% e shqiptarëve kanë qëndruar jashtë vendit mbi 3 muaj/ Punësimi sezonal dhe emigrimi, sfidë për tregun e punës në Shqipëri

Emigrimi sezonal ka njohur rritje të fortë në vitin 2025, sipas SecuriMeter të publikuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Të dhënat tregojnë se 34.7% e shqiptarëve deklarojnë se kanë qëndruar jashtë vendit për më shumë se tre muaj gjatë jetës së tyre, duke shënuar një rritje të dukshme prej gati 8 pikësh përqindjeje krahasuar me vitin 2024. Kjo rritje sinjalizon rritjen e interesit për punësim sezonal, veçanërisht në vendet e Bashkimit Europian.
Rritja e qëndrimeve afatgjata jashtë nuk është një fenomen i ri, por pjesë e një modeli të qëndrueshëm emigrimi. Ndërkohë, shqiptarët po e përdorin edhe emigrimin sezonal si strategji ekonomike, duke lëvizur në cikle 3-6 mujore në sektorë ku ka kërkesë të lartë, si turizmi, ndërtimi dhe bujqësia. Tendenca e vitit 2025 kthen vendin në nivelet e larta të regjistruara para një viti, duke treguar se tregu i punës jashtë vendit mbetet një tërheqje e fortë.
Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet në grupin e vendeve me normën më të lartë të të anketurve të cilë janë shprehur se kanë jetuar jashtë për më shumë se 3 muaj. Ndërsa vendet si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi regjistrojnë nivele më të ulëta dhe të qëndrueshme. Kosova dhe Bosnja kanë tradita të forta emigrimi, por rritja e këtij viti është më e theksuar në Shqipëri, duke e vendosur vendin mes ekonomive me lëvizshmërinë sezonale më dinamike në rajon.
Ky zhvillim lidhet ngushtë me kërkesën e lartë për punëtorë sezonalë në ekonomitë perëndimore, si edhe me sfidat brenda vendit. Rrjedhimisht, shumë qytetarë zgjedhin të punojnë jashtë për disa muaj dhe të rikthehen, një model që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm.
Situata në Shqipëri tregon se emigrimi sezonal, por edhe ai i përhershëm po kthehet në një mekanizëm ekonomik të rëndësishëm për familjet dhe një sfidë serioze për tregun vendas të punës, i cili tashmë po përballet me mungesë të fuqisë punëtore në sektorët kryesorë.
EU agrees on distribution of asylum seekers - Relocation planned within member states. Kosovo among safe countries
EU interior ministers agreed to simplify asylum rejections and create a list of safe countries. They also plan to relocate 21,000 asylum seekers within the......
EU gives "green light" to Italian plan for migrant centers - Gjadër and Shëngjin towards activation after new agreements on returns
Italy says the Council's approval of the main migration package on Monday paves the way for the opening of two asylum centers in Albania, which had been on......
Kosovo Chamber of Commerce sues energy regulator - Requests implementation of court decision: ERO is violating the free market
The Kosovo Chamber of Commerce has sued the energy regulator for failing to implement the Supreme Court's decision, which repealed several provisions of the......
Turkey guarantees Hungary's supply of Russian gas - Prime Minister Orban announces agreement with President Erdogan
Turkey and Hungary have agreed that Ankara will guarantee the passage of Russian gas to Budapest. Prime Minister Viktor Orban continues to rely on Russian......
AKPA: Youth Guarantee opportunities for youth employment - Employment programs added 7,451 young people employed in 10 months
The National Employment and Skills Agency announces that through mediation, employment promotion programs and professional training, over the last 10 months,......
Exchange rate/ The US Dollar and the British Pound are strengthening!
The US dollar has registered an increase in value this morning compared to the day before, being bought today at 82.5 lek and being sold at 83.5 lek......
US allows AI chip shipments to China - Trump administration announces 25% tariffs on these exports
The United States will allow the export of artificial intelligence chips to China. President Donald Trump has announced 25% tariffs on shipments, while also......
Greece is losing its workforce - Only 1 in 10 pensioners is working. Youth unemployment, almost 20%
Greece is under-utilizing its youth and pensioners, with unemployment for people under 25 approaching 20%. Data also shows that only 1 in 10 pensioners is......



