Kosovë, Oda Ekonomike padit rregullatorin e energjisë - Kërkon zbatimin e vendimit gjyqësor: ZRRE po shkel tregun e lirë

Oda Ekonomike e Kosovës ka paditur rregullatorin e energjisë për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, që shfuqizoi disa dispozita të tregut të lirë të energjisë. Oda kërkon rikthimin e bizneseve në furnizim me çmime të rregulluara, për të garantuar stabilitetin energjetik.
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një padi kundër rregullatorit të energjisë në vend, duke e akuzuar për disa shkelje, duke përfshirë “moszbatimin” e vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me tregun e lirë të energjisë.
Oda njoftoi në rrjetet sociale se paditi kryesuesin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)dhe anëtarët e bordit. Institucioni i akuzon ata për shkelje si “mosekzekutimin e vendimit gjyqësor, keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar, shkeljen e detyrimit zyrtar, mashtrimin në detyrë dhe cenimin e interesit ekonomik publik”.
Muajin e kaluar, Gjykata Supreme i shfuqizoi dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë, duke thënë se ato kishin krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike në vend.
Sipas Gjykatës, kufiri ndërmjet konsumatorëve që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal dhe atyre që janë të detyruar të kalojnë në tregun e lirë, nuk është përcaktuar në mënyrë të qartë dhe të parashikueshme. Trupi gjykues gjeti gjithashtu se disa dispozita të udhëzuesve të ZRRE-së nuk përputheshin me ligjin për energjinë elektrike në Kosovë dhe direktivat e Bashkimit Evropian për energjinë.
Pas vendimit, Oda Ekonomike i kërkoi rregullatorit të energjisë të fillojë ta zbatojë aktgjykimin e Supremes dhe t’i kthejë në furnizim me çmime të rregulluara bizneset e futura “me dhunë” në tregun e lirë.
Në qershor, rregullatori i energjisë i detyroi të gjitha bizneset e mëdha në vend, me mbi 50 punëtorë dhe qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, të dalin në treg të lirë të energjisë. Kjo do të thotë se këto biznese nuk furnizohen me çmime të rregulluara në tregun universal, por blejnë energjinë sipas ofertave të kompanive private, të licensuara për tregtim. Sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, në këtë proces janë të përfshira rreth 1,300 biznese, që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme.
Turqia garanton furnizimin e Hungarisë me gaz rus - Kryeministri Orban njofton marrëveshjen me Presidentin Erdogan
Turqia dhe Hungaria ranë dakord që Ankaraja të garantojë kalimin e gazit rus drejt Budapestit. Kryeministri Viktor Orban vijon të mbështetet tek importet......
AKPA: Garancia Rinore mundësi për punësimin e të rinjve - Programet e punësimit shtuan ss7.451 të rinj të punësuar në 10 muaj
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se përmes ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional, përgjatë 10......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.5 lekë dhe duke u shitur me 83.5 lekë......
SHBA lejon dërgesat e çipeve të IA drejt Kinës - Administrata Trump njofton tarifa 25% mbi këto eksporte
Shtetet e Bashkuara do të lejojnë eksportin e çipeve të inteligjencës artificiale drejt Kinës. Presidenti Donald Trump ka njoftuar tarifa 25% mbi dërgesat,......
Greqia po humb fuqinë punëtore - Vetëm 1 në 10 pensionistë punon. Papunësia e të rinjve, gati 20%
Greqia po i shfrytëzon më pak të rinjtë dhe pensionistët, me papunësinë e personave nën 25 vjeç që shkon gati 20%. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se vetëm 1......
“Pagesa direkte për litër qumësht dhe kg mish” - Ekspertja Papa: Të ndryshojë skema e subvencioneve për blegtorët
Mbështetja direkte e dhënë për blegtorinë në bazë të numrit të krerëve që kanë fermerët, nuk po jep efektet e pritura, pasi pavarësisht faktit që aplikohet......
Sa të përfaqësuar janë të rinjtë shqiptarë sot? - Hajdari: S’ka suport në tregun e punës. Tasho: Të rinjtë e viteve ’90, më entuziastë
35 vjet më parë, më 8 dhjetor 1990, pikërisht në qytetin studenti nisi lëvizja studentore, shkëndija e parë e rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Filloi......
Shqiptarët nuk i besojnë më televizioneve/ RCC: Rreth 74.9% e të anketuarve deklarojnë se kanë mosbesim ndaj medias
Besimi i qytetarëve shqiptarë ndaj mediave po bie ndjeshëm, sipas të dhënave të fundit nga SecuriMeter për vitin 2025, i publikuar nga Këshilli për......





