Ndryshon harta e udhëtimeve/ Cilat destinacione shënuan rritjen më të madhe?
Vera është një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për aeroportet, me udhëtime të shumta për pushime, takime me të afërmit dhe arsye të tjera. Por, përtej destinacioneve që mbajnë numrin më të lartë të pasagjerëve, të dhënat e korrikut 2026 tregojnë se disa linja kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në total, trafiku u rrit me 28% krahasuar me korrikun 2025, duke arritur në 1.65 milionë pasagjerë.
Sipas raportit të trafikut të pasagjerëve, destinacionet me rritjen më të madhe nuk janë domosdoshmërisht ato që kanë volumin më të lartë. Ndërsa Londra, Roma, Milano dhe Stambolli vazhdojnë të jenë ndër linjat më të frekuentuara, rritja më e fortë është regjistruar në destinacione të tjera.
Në krye të renditjes qëndron Bratislava, me 14,907 pasagjerë në korrik 2026, ose 477% më shumë se në korrikun e vitit 2025. Pas saj vjen Napoli, me 26,309 pasagjerë dhe një rritje prej 256%.
Rritje të ndjeshme kanë shënuar edhe Këlni, me 211%, dhe Tallinni, me 207%. Këto shifra tregojnë se disa destinacione europiane po fitojnë peshë në trafikun ajror, edhe pse numri i tyre absolut i pasagjerëve mbetet më i ulët se ai i qendrave të mëdha europiane.
Në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu Bukureshti, me rritje 167%, Amani, me 163%, si dhe Stokholmi, me 159%. Më pas renditen Gdanski dhe Vilniusi, me nga 143%, ndërsa Torino mbyll dhjetëshen me 129% rritje.
Në anën tjetër, disa linja kanë regjistruar ulje të trafikut krahasuar me korrikun 2025. Kishinau dhe Vjena kryesojnë këtë renditje, me një rënie prej 34% secila.
Ulje prej 19% janë shënuar në Dortmund, Nuremberg dhe Rodos, ndërsa Madridi dhe Nantesi kanë regjistruar nga 18% më pak pasagjerë. Në dhjetëshen e destinacioneve me rënien më të madhe përfshihen edhe Dalamani, Shtutgarti dhe Antalia.
Nga ana tjetër nëse shohim statistikat për kompaitë ajrore që kanë mbizotëruar në korrikun e këtij viti rezulton se Wizz Air vijon të mbajë përqindjen më të lartë të udhëtimeve konkretisht me 45.5% e ndjekur nga Ryanair me 24.5%. Nga ana tjetër edhe fluturimet charter mbajnë vendin e tretë me 5.83%.
Fires, calmer summer than 2025 - Less burned area, minimal damage to homes. 132 large fires in total
Despite the fact that fires were inevitable, this summer there were fewer hectares of burned area than last year. Closer coordination between prefectures,......
OSSH aims for losses at 16.5% - Smart meters, automation and real-time monitoring for network control
The Distribution System Operator aims to further reduce electricity losses in the network during 2026, by directing part of the investments towards smart......
AI is introduced into public procurement - Ibrahimaj: Technology will increase transparency and efficiency
Technology and artificial intelligence are expected to play a greater role in public procurement in Albania. The Centralized Purchasing Operator and the......
Minister Salla: Agricultural Exchange, more alternatives and negotiating power for farmers in selling their production
The Minister of Agriculture and Rural Development, Andis Salla, presented the initiative to establish the Agricultural Exchange, a new mechanism that aims to......
Former tenants interest-free loans - Minister Ibrahimaj: The application is made in e-Albania
The Minister of Economy and Innovation, Delina Ibrahimaj, announces that former tenants in former private property will have the opportunity to benefit from......
Serbia heads to elections - Vučić sets October 25 for early parliamentary race
Serbia will hold early parliamentary elections on October 25, announced President Aleksandar Vučić, who is expected to run for the post of prime......
Italy on climate alert - 2026 marks hottest summer in 75 years
Italy has recorded its hottest summer since 1950 this year, with an average temperature of 24.3 degrees Celsius, according to the National Research Council's......
Fires "poison" the air - UN warns: Extreme heat is increasing global pollution
Increasingly intense wildfires and extreme heat waves are threatening global efforts to improve air quality and protect human health. The warning comes from......


