Shqipëria Postuar më 9 Shtator 2026, 11:10

OSSH synon humbje në 16.5% - Matësa inteligjentë, automatizim dhe monitorim në kohë reale për kontrollin e rrjetit

Nga Ola Mitre

OSSH synon humbje në 16.5% - Matësa inteligjentë, automatizim dhe

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes synon të ulë më tej humbjet e energjisë elektrike në rrjet gjatë vitit 2026, duke orientuar një pjesë të investimeve drejt matjes inteligjente, automatizimit dhe monitorimit në kohë reale. Sipas planit të rishikuar të investimeve, treguesi i humbjeve parashikohet të zbresë në 16.5%, nga 16.96%, ose me 0.46%.

Një nga investimet kryesore lidhet me sistemin e matjes. Për këtë kategori plani i përditësuar për vitin 2026 arrin në rreth 1.116 mld lekë, nga 285.6 mln lekë që parashikoheshin më herët, duke shënuar një rritje prej rreth 290%. Investimet përfshijnë matësa, matjen e bilancit të energjisë në kabina, sisteme inteligjente, softëare, etj.

Në këtë drejtim, OSSH parashikon instalimin e një sistemi inteligjent matjeje për konsumatorët fundorë që furnizohen nga kabinat ku do të vendosen matësit e bilancit. Sipas operatorit, kjo do të mundësojë krahasimin e energjisë që hyn në kabinë me atë që faturohet te konsumatorët, duke rritur saktësinë e matjes dhe duke ndihmuar në identifikimin më të mirë të humbjeve në rrjet.

Në uljen e humbjeve pritet të ndikojnë edhe investimet fizike në rrjet. Për rrjetin e tensionit të mesëm janë programuar rreth 878.6 mln lekë, ndërsa për rrjetin TM/TU dhe kabinat elektrike rreth 2.46 mld lekë. Ndërhyrjet përfshijnë ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrjetit, kabina të reja, lidhje unazore dhe eliminimin gradual të rrjeteve të amortizuara, me synim uljen e defekteve, mbingarkesave dhe humbjeve teknike.

Përmes këtyre ndërhyrjeve, krahas humbjeve, OSSH pret përmirësim edhe në treguesit e cilësisë së furnizimit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat