Inflacioni në fillimin e vitit tejkalon Europën/ Norma në muajin janar regjistrohet në 2.3%

Sipas të dhënave mujore të publikuara nga Instituti i Statistikave, inflacioni i matur me metodën europiane (IHÇK) në janar 2026 rezulton në nivelin 2.3%, duke sinjalizuar një rritje të moderuar të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në ekonomi gjatë nisjes së vitit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë llogaritet rreth 2%, duke e pozicionuar Shqipërinë lehtë mbi këtë nivel gjatë muajit janar. Kjo do të thotë se çmimet në vend janë rritur më shpejt se mesatarja europiane. Ndërkohë, vendet me normën më të lartë të inflacionit në Europë gjatë këtij muaji janë Rumania me 8.5%, Gjeorgjia me 5.1%, Islanda me 4.4%, Sllovakia me 4.3% dhe Estonia me 3.8%.
Në analizën rajonale, Shqipëria paraqitet në një pozicion relativisht më të favorshëm krahasuar me disa nga vendet fqinje. Maqedonia e Veriut regjistron inflacionin më të lartë në rajon me 2.9%, e ndjekur nga Serbia dhe Mali i Zi me 2.7%.
Sa i përket ndryshimeve sipas grupeve të shportës së konsumit, rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 9.8. Pas këtij grupi renditen “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3.7%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” me 3.1% secili, si dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.3%, kategori që kanë një peshë të rëndësishme në shpenzimet familjare.
Rritje u regjistrua gjithashtu në “Shërbimi arsimor” me 2.2%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 2.0% secili, “Shëndeti” me 1.1%, “Veshje dhe këpucë” me 0.9%, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0.7% dhe “Informacioni dhe komunikimi” me 0.6%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan rënie me 0.7%, duke ndikuar në zbutjen e ritmit të përgjithshëm të inflacionit.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

