Xhaja: Vitin e ardhshëm më shumë projekte për ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara

Kthimi i pasurive të konfiskuara nga krimi në mundësi reale për një të ardhme më të sigurt për viktimat e dhunës dhe trafikimit mbetet një nga prioritetet kryesore të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Kryeadministratorja e AAPSK, Risena vizitian një nga shembujt më domethënës të kësaj nisme: një objekt i përfituar nga veprimtari kriminale, i cili sot funksionon si strehë e sigurt për viktimat e dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Ky model dëshmon se pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme mund të rikthehen në shërbim të shoqërisë, duke u shndërruar në mbështetje konkrete për kategoritë më të ndjeshme.
Deri në vitin 2025 janë realizuar mbi 15 projekte të ngjashme, janë mbështetur më shumë se 20 institucione dhe janë ndihmuar drejtpërdrejt rreth 300 viktima të dhunës dhe trafikimit, përmes shërbimeve të mbrojtjes, rehabilitimit dhe riintegrimit.
Gjatë vizitës, Kryeadministratorja Xhaja theksoi se “vënia në përdorim social e pasurive të konfiskuara është një nga mënyrat më domethënëse për t’i rikthyer shoqërisë vlerën e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale. Përmes projekteve si kjo strehë e organizatës “të ndryshëm, të barabartë”, këto pasuri nuk mbeten thjesht në administrim financiar, por shndërrohen në hapësira reale mbështetjeje, integrimi dhe dinjiteti për grupet në nevojë. Bashkëpunimet me organizatat e shoqërisë civile, partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet vendase janë shumë të rëndësishme për ta kthyer këtë vizion në rezultate konkrete për komunitetin dhe të zgjerimin e modeleve të tilla,” tha Xhaja.
Kryeadministratorja e AAPSK theksoi se institucioni që sjo drejton synon të zgjerojë më tej bashkëpunime të tilla dhe një nga objektivat kryesorë për vitin 2026 do të jetë rritja e numrit të projekteve të tilla.
Ministrja Koçiu u shpreh se këto pasuri përfaqësojnë një mundësi reale për t’u kthyer në shërbime sociale dhe publike në dobi të komunitetit.
Ajo theksoi se objekti i vizituar, një vilë dykatëshe, i krijon mundësi shoqatës “Të Ndryshëm, të Barabartë” të ofrojë shërbime për gra dhe fëmijë viktima të dhunës në familje apo trafikimit.
Ministrja nënvizoi se institucionet do të vijojnë punën për të rikthyer çdo pasuri të përfituar në mënyrë të paligjshme në shërbim të komunitetit, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore.
Shqipëria financoi kërkimin shkencor me 0.3% të PBB-së/ Universitetet përfituan mbi gjysmën e fondeve, sektori privat morri vetëm 1.5% të financimit
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar për herë të parë statistikat zyrtare mbi fondet e alokuara nga buxheti i shtetit për aktivitetin e Kërkimit......
Periudha e bilanceve dhe objektivave - Pse na “tundon” Viti i Ri për qëllime të reja?
Këtë vit do të kursej më shumë para, do të filloj palestrën, do ushqehem më shëndetshëm, do investoj në të ardhmen time. Janë këto disa nga objektivat që......
Drejt zgjidhjes furnizimi me ujë për Vlorën - Rama: Brenda ditës, pjesët hidraulike për riparimin e defektit
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se brenda ditës së sotme vijnë pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës. Në......
Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare? Një darkë festive kërkon gati çerekun e të ardhurave tona mujore për të përballuar shpenzimet
Fundviti është një periudhë me rëndësi të veçantë për familjet shqiptare që tradicionalisht shoqërohet me festa dhe grumbullime familjare. Një nga......
Kosova, investitori kryesor në Shqipëri - BSH: “Rrëzon nga froni” Italinë. Investoi 90 mln euro në tremujorin e tretë
Kosova mbetet një partner i rëndësishëm i Shqipërisë edhe kur vjen çështja tek investimet. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shteti......
Licencohen 349.2 MW energji - Dominon energjia diellore me 19 projekte, parashikohen edhe 4 HEC-e dhe 1 central ere
Njëmbëdhjetë muajt e vitit 2025 kanë shënuar dhënien e një numri të lartë licencash për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti......
Festat, pa “shpërthimin” e një viti më parë/ Më pak fishekzjarrë se vjet, por dhjetori mbetet vendimtar
Sipas INSTAT, importi i mjeteve piroteknike në vend vijon të ndjekë një cikël të qartë sezonal, të lidhur kryesisht me festat e fundvitit. Të dhënat zyrtare......
Mbi 1 miliard lekë investime në rrjet - Rritja e kapaciteteve të transmetimit të energjisë. OST, dy tenderë për linja 110 kV
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur dy procedura prokurimi për investime në rrjetin e energjisë elektrike, që synojnë fuqizimin e linjave 110 kV......





