Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e Forcave të Armatosura!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti në një takim zyrtar komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, admiralin Pierre Vandier.
Gjatë bashkëbisedimit, u vu në dukje angazhimi i palëkundur i Shqipërisë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, nëpërmjet investimeve të qëndrueshme në industri dhe inovacion.
“Përballë sfidave aktuale të sigurisë, jemi të vendosur të përshtatim mënyrën se si planifikojmë, stërvitemi dhe operojmë, në bashkëveprim të ngushtë me Aleancën”, deklaroi ministri.
Ai theksoi se kjo është një përgjegjësi historike për të garantuar siguri efektive në një mjedis gjithnjë e më kompleks.
“Mësimet e nxjerra nga sfidat aktuale të sigurisë na vendosin përpara një përgjegjësie historike për të përshtatur mënyrën se si Forcat e Armatosura planifikojnë, stërviten dhe operojnë në bashkëveprim me Aleancën”, theksoi ministri.
Vengu nënvizoi gjithashtu rritjen e bashkëpunimit rajonal me vendet aleate në hapësirën adriatiko-joniane dhe rolin strategjik të Shqipërisë në rajon.
Investimet në teknologji të avancuar, inteligjencë artificiale dhe mbrojtje kibernetike, sipas ministrit, përbëjnë baza të forta për të garantuar një reagim të shpejtë dhe të suksesshëm, si në operacionet ushtarake, ashtu edhe në misionet civile me rëndësi kritike.

Situata e zjarreve në vend/ MM: 24 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 4 ende aktive!
Ministria e Mbrojtjes informoi sot për situatën e zjarreve në vend ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri nga të cilat 4 janë ende......

Sulmet kibernetike/ Rama: Forcojmë mbrojtjen në sektorin publik. Privati jo me të njëjtin ritëm!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, për të diskutuar mbi rrugën e bërë në......

Ministria e Drejtësisë, marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë!
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e përkthyesve......

INSTAT: Afro 56% e eksporteve, drejt vendeve të BE-së!
Referuar raportit të INSTAT, në periudhën janar – qershor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së shënojnë 67,2% të eksporteve gjithsej dhe importet nga......

Tatimi mbi pagat “furnizoi” arkën e shtetit - 6-mujori/ Rritet konsumi, suficiti në buxhet arrin në 335 milionë euro
Gjysma e parë është vitit është mbyllur me perfomancë pozitive në të ardhurat e arkëtuara në buxhetin e shtetit, të cilat deri në Qershor arritën në rreth......

Rama: Standardet europiane tanimë në shumicën e shkollave të Kamzës
Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamzë hap dyert në shtator për të......

Interneti në celular, jemi më të shpejtë se gjermanët! Renditemi në vendin e 47-të në botë me 87.12 megabit për sekondë
Që prej modernizimit të telefonëve celularë, ata janë bërë një pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e jetës sonë sociale, duke marrë gjithashtu disa nga......

Shtetet e BE-së, më të varura nga kondicionerët - Kush konsumon më shumë energji për t'u freskuar?!
Ndërsa Europa përvëlohet nga një valë tjetër nxehtësie, kondicioneri mbetet një shoqërues i domosdoshëm në vendet më të goditura, me më shumë njerëz që e......