Shqipëria Postuar më 18 Korrik 2025, 11:05

Sulmet kibernetike/ Rama: Forcojmë mbrojtjen në sektorin publik. Privati jo me të njëjtin ritëm!

Nga Edel Strazimiri

Sulmet kibernetike/ Rama: Forcojmë mbrojtjen në sektorin publik.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, për të diskutuar mbi rrugën e bërë në këtë sektor dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Kryeministri u ndal te masat e marra kundër sulmeve kibernetike, ku shprehu shqetësimin se sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm si sektori publik në këtë drejtim.

“Nuk duhet ta neglizhojmë në asnjë mënyrë çështjen e sovranitetit që është kthyer me shumë forcë në tryezën e diskutimit në të gjitha vendet ku tendenca për t’i pavarësuar nga shërbime globale është gjithmonë e më e fortë në funksion të mbrojtjes nga boshllëqet ku mund të penetrojnë aktorë me qëllime të këqija ndaj vendit përmes sulmeve kibernetike”, tha Rama.

Për këtë arsye, Rama theksoi se është bërë goxha progres dhe kemi iCloud-in tonë në shërbimet tona digjitale.

“Por jam i vetëdijshëm se sa shumë boshllëqe kemi sidomos në sektorin privat ku ka një mungesë të madhe informacioni dhe vetëdije se çfarë dëmesh mund të vijnë nga ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike”, u shpreh ai.

Rama shtoi gjithashtu se “ndërkohë që forcohet dita-ditës mbrojtja në sektorin publik jemi të shqetësuar se sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm “.

“Këtu përsëri ne mund të ndërtojmë mekanizma të sensibilizimit dhe njëkohësisht mund të kemi një ofertë për sektorin privat duke pasur parasysh talentet që ju keni arritur të mblidhni dhe cilësinë e produkteve tuaja”, tha kryeministri.

Shqipëria 18 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke pësuar rënie këtë mëngjes teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.4 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat