Rama: Standardet europiane tanimë në shumicën e shkollave të Kamzës
Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamzë hap dyert në shtator për të pritur mbi 1 300 nxënës duke shtuar se standardet europiane të saj tashmë janë vendosur edhe për rreth 400 shkolla të reja që janë ndërtuar në mbarë vendin.
Infrastrukturat arsimore të transformuara sipas modeleve më të mira të shkollave europiane, janë realitet prej vitesh tashmë në qytetet e vendit, ku procesi po vijon me investime të reja që aktualisht ndodhen në faza të ndryshme zhvillimi.
Shkolla e re do të mirëpresë 1300 nxënës me 38 klasa komode, 10 laboratorë, bibliotekë, terrene sportive e hapësira rekreative, e konceptuar që të shërbejë edhe si një pikë sociale për komunitetin.
Shkolla ndodhet 800 metra nga qendra e qytetit dhe është e formuar nga 5 nivele të ndryshme, një nën tokë dhe 4 mbi tokë, ndërsa në 60 metra në distancë nga shkolla, është vendosur një mbikalim për këmbësorët për kalimin e sigurt të nxënësve.
Shkolla e re i shtohet zinxhirit të 18 shkollave të rindërtuara dhe rehabilituara në këtë bashki, me standarde evropiane, duke zgjeruar kapacitetet për komunitetin e Kamzës dhe zonave përreth.

Interneti në celular, jemi më të shpejtë se gjermanët! Renditemi në vendin e 47-të në botë me 87.12 megabit për sekondë
Që prej modernizimit të telefonëve celularë, ata janë bërë një pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e jetës sonë sociale, duke marrë gjithashtu disa nga......

Shtetet e BE-së, më të varura nga kondicionerët - Kush konsumon më shumë energji për t'u freskuar?!
Ndërsa Europa përvëlohet nga një valë tjetër nxehtësie, kondicioneri mbetet një shoqërues i domosdoshëm në vendet më të goditura, me më shumë njerëz që e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke pësuar rënie këtë mëngjes teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.4 lekë sipas......

Kriptomonedhat arrijnë fitoren e radhës! - Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton ligjin. Shkurton dhe 9 mld USD shpenzime
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi një projektligj për të krijuar një kuadër rregullator për tokenët e kriptomonedhave të lidhura me dollarin amerikan,......

Çmimet e bakrit janë rritur në nivele rekord - Ky trend mund të vijojë me shtimin e tarifave tregtare
Bakri është në thelb të ekonomisë amerikane. Ai është në telat e elektronikës, në muret e shtëpive dhe motorët e makinave. Ekspertët thonë se plani i......

Alternativa e Kinës ndaj tarifave amerikane - Kompanitë po i anashkalojnë ato falë çelikut të shkrirë!
Prodhuesit kinezë të çelikut po anashkalojnë tarifat në vende si Indonezia dhe Turqia duke eksportuar produkte gjysmë të gatshme, një taktikë që minon......

Rritja e tarifave “frenon” ekonominë gjermane - Bundesbank parashikon rreziqe nëse ato do të shkojnë në 30%
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Gjermanisë mund të frenojë në tremujorin e dytë të këtij viti për shkak të efekteve nga rritja e tarifave të SHBA-së në......

Inteligjenca artificiale në energjinë bërthamore - Projekti Azure/ A mund të përshpejtohen projektet?
Projekti Azure gjeneron dokumente kyçe licencimi për reaktorët. Në një veprim që mund të zvogëlojë ndjeshëm burokracinë me të cilën përballen inovatorët......