Tatimi mbi pagat “furnizoi” arkën e shtetit - 6-mujori/ Rritet konsumi, suficiti në buxhet arrin në 335 milionë euro
Gjysma e parë është vitit është mbyllur me perfomancë pozitive në të ardhurat e arkëtuara në buxhetin e shtetit, të cilat deri në Qershor arritën në rreth 366 miliardë lekë, një realizim në masën 100.6 % të planit të periudhës.
Ndërsa niveli i suficitit në buxhet rezultoi në rreth 33.5 miliardë lekë në 6 mujor.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 22.8 miliardë lekë apo 228 milionë euro më shumë. E shprehur në përqindje, kapërcimi është me 6.7 %. Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), kanë pasur rritjen më të lartë dhe për periudhën Janar – Qershor 2025, u realizuan në shumën 128.7 miliardë lekë, 16.5 miliardë lekë ose 14.7% më shumë se Janar – Qershori i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 2.8 miliardë lekë më shumë.
Tatimi mbi të ardhurat personale është zëri që ka pasur ecurinë më të mirë për shkak të fushatës antiinfomalitet dhe nëndeklarimit të pagave, me një rritje prej 26.6 për qind në raport me një vit më parë, dhe arkëtimet arritën në 40.8 miliardë lekë.
Ndjekur nga të ardhurat e mbledhura nga TVSH neto, të cilat arritën në 33.2 miliardë lekë, me rritje prej 20.8% në raport me 6-mujorin 2024, çka tregon dhe konsumin më të lartë nga ana e qytetarëve dhe turistëve.
Të ardhurat nga Fondet Speciale u realizuan në vlerën e 87.6 miliardë lekë, me rritje prej 12.5%. Nga tatim fitimi u arkëtuan 33.2 miliardë lekë dhe nga taksat nacionale 21.5 miliardë lekë, zëra këto që kanë pësuar një rritje të lehtë në raport me vitin e kaluar.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 113.6 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 3.4% më shumë se 6 mujori 2024.
Performancën më të mirë e kanë pasur të ardhurat nga akciza të cilat arritën në 32.1 miliardë lekë, me rritje 11.2 për qind, nga TVSH në import u mblodhën 75.9 miliardë lekë, me rritje 0.9%, dhe nga renta minerare 1.1 miliardë lekë.
Shpenzimet kapitale, për periudhën 6 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 32 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë rezultoi 20.8% më i lartë ose rreth 5.5 miliardë lekë më shumë, si dhe me një realizim në masën 108.1% të planit të periudhës.

Rama: Standardet europiane tanimë në shumicën e shkollave të Kamzës
Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamzë hap dyert në shtator për të......

Interneti në celular, jemi më të shpejtë se gjermanët! Renditemi në vendin e 47-të në botë me 87.12 megabit për sekondë
Që prej modernizimit të telefonëve celularë, ata janë bërë një pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e jetës sonë sociale, duke marrë gjithashtu disa nga......

Shtetet e BE-së, më të varura nga kondicionerët - Kush konsumon më shumë energji për t'u freskuar?!
Ndërsa Europa përvëlohet nga një valë tjetër nxehtësie, kondicioneri mbetet një shoqërues i domosdoshëm në vendet më të goditura, me më shumë njerëz që e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke pësuar rënie këtë mëngjes teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.4 lekë sipas......

Kriptomonedhat arrijnë fitoren e radhës! - Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton ligjin. Shkurton dhe 9 mld USD shpenzime
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi një projektligj për të krijuar një kuadër rregullator për tokenët e kriptomonedhave të lidhura me dollarin amerikan,......

Çmimet e bakrit janë rritur në nivele rekord - Ky trend mund të vijojë me shtimin e tarifave tregtare
Bakri është në thelb të ekonomisë amerikane. Ai është në telat e elektronikës, në muret e shtëpive dhe motorët e makinave. Ekspertët thonë se plani i......

Alternativa e Kinës ndaj tarifave amerikane - Kompanitë po i anashkalojnë ato falë çelikut të shkrirë!
Prodhuesit kinezë të çelikut po anashkalojnë tarifat në vende si Indonezia dhe Turqia duke eksportuar produkte gjysmë të gatshme, një taktikë që minon......

Rritja e tarifave “frenon” ekonominë gjermane - Bundesbank parashikon rreziqe nëse ato do të shkojnë në 30%
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Gjermanisë mund të frenojë në tremujorin e dytë të këtij viti për shkak të efekteve nga rritja e tarifave të SHBA-së në......