Shqipëria, bashkëpunim me Austrinë për sfidat financiare/ Sejko: Në vëmendje kemi rreziqet që lidhen me digjitalizimin dhe sulmet kibernetike

Banka e Shqipërisë do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Bankën e Austrisë në drejtim të ndarjes së eksperiencave dhe ekspertizës, por edhe në adresimin e rreziqeve të përbashkëta që mund të jenë sulmet kibernetike apo inteligjenca artificiale.
Me nisjen e transaksioneve në SEPA në tetor të vitit të kaluar dhe vënien në funksion të sistemit të pagesave të shpejta (instant payment) deri në fund të këtij viti, Shqipëria do i ketë arritur objektivat e saj kryesore për sa i përket sistemeve të pagesave u shpreh Guvernatori Gent Sejko.
“Banka Kombëtare e Austrisë ka qenë gjithmonë një bankë qendrore që ka mbështetur, bashkëpunuar dhe ndihmuar jo vetëm Bankën e Shqipërisë, por edhe sektorin financiar dhe atë bankar në Shqipëri. Kemi shumë ndërlidhje dhe shumë korrelacion me ekonominë austriake dhe investimet e huaja direkte kanë qenë këtu një lojtar kyç në rritjen tonë ekonomike. Ne mezi presim të bashkëpunojmë me Bankën e Austrisë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se përveç rreziqeve tradicionale, që është rreziku i kreditimit, rreziku i likuiditetit, rreziku i tregut, të cilat i kemi nën vëmendjen tonë si mbikëqyrës dhe rregullatorë, rreziqet bashkëkohore ose rreziqet e kohës me të cilat po përballemi lidhen me digjitalizimin, me modernizimin e pagesave dhe në një farë mase me sulmet kibernetike”, tha Sejko.
Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë gjithashtu pohoi se sistemi bankar austriak është shumë i ngjashëm me atë shqiptar, sidomos për sa i përket ekspozimit të sektorit bankar në kredinë për prona.
“Ekziston një traditë dhe bashkëpunim i gjatë midis rajonit, midis Shqipërisë dhe Austrisë. Mendoj se sistemet bankare në Austri dhe Shqipëri janë në të vërtetë mjaft të ngjashme, sektor bankar i fortë me ekspozim të ngjashëm krediti të kompanive dhe, sigurisht, në tregjet e pasurive të paluajtshme. Janë vendosur masa për të zvogëluar ekspozimin. Kur flasim për rrezikun financiar, mendoj se është e rëndësishme të shtojmë, dhe ju e përmendët shkurtimisht, Guvernator, se një gjë janë rreziqet tradicionale financiare me të cilat po përballemi të gjithë, dhe me të cilat ne, mendoj, si institucione mbikëqyrëse dimë të merremi, dhe bankat gjithashtu dinë të merren. Gjë tjetër janë rreziqet që rrjedhin nga sulmet kibernetike, nga inteligjenca artificiale, nga mundësitë digjitale që nuk kanë qenë të pranishme 5 ose 10 vjet më parë”, tha Martin Kocher, Guvernator i Bankës Kombëtare të Austrisë.
Në kaudër të antëarësimit në Bashkimin Evropian, Banka e Shqipërisë po përafron ligjin e bankave, atë të pagesave, të vetë Bankës Qendrore dhe ligje të tjera me ato të Bashkimit Evropian. Guvernatori austriak u shpreh se të njëjtin proces ka ndjekur edhe Austria para anëtarësimit, ndërsa pas anëtarësimit përfitimet ishin shumë të mëdha në terma të rrijes së fitimit dhe zgjerimit të kompanive.
Rama paralajmëron reformë të re për Kadastrën/ “E drejta e pronës, në fokus të negociatave me BE”
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën rajonale për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian. Në fjalën e tij,......
Disiplinim depozitimit të mbetjeve inerte/ Mungesa e landfilleve, drafti: Do hidhen në venddepozitime të përkohshme
Teksa depozitimi i mbetjeve inerte konsiderohet një nga problemet mjedisore dhe urbane në vend, Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një......
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës/ Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Qytetarët shqiptarë duket se po kufizojnë lëvizjet me automjete për shkak të çmimit të lartë të naftës përgjatë kësaj periudhe. Të dhënat zyrtare nga......
Nga “hambari” global, në tregun shqiptar/ SHBA, Brazili dhe Kina ushqejnë botën. Shqipëria mbështetet te Italia dhe Greqia
Ndërsa SHBA, Brazili dhe Kina konsiderohen sot superfuqitë që “ushqejnë botën”, Shqipëria mbështetet kryesisht te partnerët europianë për furnizimin me......
350 milionë lekë për “Rrugën e Bregdetit”/ Bashkia Kavajë hap garën, projekti synon lehtësimin e trafikut
Bashkia e Kavajës ka shpallur hapjen e garës për rivitalizimin e projektit “Rruga e Bregdetit”, faza e parë, me një fond limit prej rreth 350 milionë lekësh.......
Ndryshojnë rregullat për anijet e peshkimit - Drafti/ Detyrim instalimi i sistemeve të monitorimit, forcohen masat dhe kontrollet
Sektori i peshkimit në Shqipëri do të fuqizohet më tej, në linjë me kërkesat dhe standardet për tregun e Bashkimit Evropian. Ministria e Bujqësisë dhe......
Reforma në kulturë, publikohet Strategjia Kombëtare/ Modeli i ri financiar, synohet dyfishimi i buxhetit në 0.8% të PBB-së
Është nxjerrë për konsultim publik, projektvendimi për “Strategjinë Kombëtare për Kulturën 2026-2030”, që parashikon injektimin e 10 miliardë lekëve për këtë......
Vetëprodhuesit e energjisë, ndryshon faturimi - Skema e re/ Jo më kompensim në kWh, por në vlerë monetare. Si do caktohet çmimi
Qeveria ka miratuar skemën e re për vetëprodhuesit e energjisë nga burimet e rinovueshme, duke kaluar nga modeli i “matjes neto” tek ai i “faturimit neto”,......


