U blenë 33.20 mln euro nga tregu valutor - A u zbut indirekt forcimi i lekut? BSH organizoi për herë të parë një ankand me afat tremujor
Me qëllim rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë ka blerë 33.20 milionë euro gjatë 3 muajve të parë të 2025.
Banka Qendrore mban një rezervë valutore për të përmbushur nevojat e qeverisë për valutë për shlyerjen e borxhit të jashtëm, për të mbështetur tregtinë ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesën për valutë që buron nga importuesit, si dhe mundësuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në treg, me qëllim parandalimin dhe zbutjen e lëvizjeve të forta të kursit të këmbimit.
Sikurse ishte lajmëruar në fund të vitit 2024, Banka Qendrore ka zhvilluar tre ankande për blerjen e valutës, ku në përputhje me objektivin e zhvillimit të tregut, njëri prej tyre kanë qenë me opsionin FORWARD, pra përmes një marrëveshjeje paraprake për blerjen e euros në një datë të ardhshme dhe me një kurs këmbimi të përcaktuar që në momentin e arritjes së kësaj marrëveshjeje.
Për herë të parë, Banka e Shqipërisë ka organizuar një ankand të blerjes së valutës me afat tremujor, kundrejt afatit njëmujor të përdorur në vitet e fundit.
Në tre ankandet e zhvilluara gjatë periudhës, janë blerë 33.20 mln euro me një mesatare 11.07 mln, kundrejt mesatares prej 14.20 mln euro gjatë vitit 2024. Shuma e blerë ka qenë pak më e lartë me shumën e blerë në tre ankande në të njëjtën kohë një vit më parë prej 32.60 mln euro, duke treguar se pjesëmarrja relativisht më e ulët e bankave lidhet me faktorë sezonalë.
Banka e Shqipërisë synon që gjatë këtij viti të blejë nga bankat tregtare 270-350 mln euro, rreth 20 milionë euro më shumë se në 2024. Sipas kalendarit të ndërhyrjeve, numri më i madh i ankandeve është planifikuar në tremujorin e dytë dhe të tretë, atëherë ku flukset e euros janë më të larta, si rezultat i të ardhurave nga turistët.
Kjo prani e madhe e euros në treg ka sjellë shumë luhatje në kursin e këmbimit, me euron që është zhvlerësuar dhe një forcim të madh të lekut. 1 euro ka vijuar të këmbehet me më pak se 100 lekë, ndërsa vetëm në 30 janar do të kishte një barazim të dy monedhave.
Për të blerë euro nga bankat tregtare, Banka e Shqipërisë paguan lekë, duke rritur kështu ofertën e lekut në treg. Pra, megjithëse nuk ishte ndërhyrje direkte për të frenuar rënien e euros, blerje të tilla ndikojnë zakonisht indirekt në zbutjen e kursit të këmbimit. Në këtë rast, blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë nuk kanë pasur ndikim të madh në stabilizimin e kursit të këmbimit.

AAPSK thellon kontrollin dhe transparencën në administrimin shtetëror të pronave të konfiskuara
Administrimi shtetëror i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga drejtësia ka njohur një rritje të ndjeshme të të ardhurave në muajt e fundit.......

Balluku në Kuvend për biokarburantet - “Lehtësira fiskale për përdorimin e tyre. Të nxitet edhe kultivimi i bimëve energjetike”
Është diskutuar në seancën plenare projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të......

Presionet e Trump mbi Fed rrëzojnë dollarin - Zëvendësimi i mundshëm i Powell “lëkund” tregjet dhe forcon euron
Dollari ra në nivelet më të ulëta shumëvjeçare kundrejt euros dhe frangës zvicerane të enjten, pasi shqetësimet për pavarësinë e Rezervës Federale të SHBA-së......

Sa u ndikuan kreditë nga kursi i këmbimit? - BSH: Forcimi i lekut solli rënien e huave të pambrojtura në 23.5% gjatë 2024
Gjatë vitit 2024, bankat kanë dhënë më shumë kredi ndaj sektorit privat sesa ndaj individëve. Shifrat tregojnë se 60% e kredisë është marrë nga bizneset dhe......

Energjia, rekord emetimesh globale të CO2 - Raporti: Ndotja në këtë sektor u rrit për të katërtin vit radhazi
Emetimet globale të dioksidit të karbonit nga sektori i energjisë arritën një nivel rekord për të katërtin vit radhazi vitin e kaluar. Përdorimi i lëndëve......

Central diellor 62 MW në Kolonjë - Projekti miratohet në qeveri, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 62 MW në fshatin Taç Lartë të Bashkisë Kolonjë. Projekti do të zbatohet nga kompania......

Gjermania ka 500 super të pasur më shumë - Me rreth 3,900 persona, vendi renditet i treti në botë pas SHBA-së dhe Kinës
Në Gjermani numërohen rreth 3.900 të ashtuquajtur super të pasur, njerëz me pasuri financiare mbi 100 milionë dollarë. Brenda një viti numri i super të......

Asetet e krimit kthehen në biznese sociale - Projekti “Toka jonë”, inovacion në fuqizimin e komuniteve lokale
Tokat bujqësore të konfiskuara nga krimi i organizuar do të vihen në funkson të ripërdorimit, përmes zhvillimit të bujqësisë sociale si një instrument......