Nga pastrimi i shtëpisë, te pensioni i parakohshëm - Papunësia/ 39 mijë të dekurajuar, 60 mijë të “zënë” me shtëpinë
Ndonëse punësimi është rritur në tre muajt e parë të vitit, një pjesë e popullsisë, që në përqindje mund të duket e vogël, por në shifra ka peshë, nuk është duke kërkuar punë. Arsyeja? Një pjesë të dekurajuar, të tjerë duke mirëmbajtur shtëpinë dhe ata që dalin në pension para kohe.
Sipas të dhënave nga INSTAT, 2.5% e popullsisë jo-aktive në tregun e punës nga mosha 15 deri në 64 vjeç nuk kërkon punë. E përkthyer në shifër, sipas Censit 2023, bëhet fjalë për rreth 39 mijë persona, të cilët ndihen të demotivuar për të hyrë në tregun e punës.
Por nuk është vetëm demotivimi. Detyrat shtëpiake marrin gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 17.2% e popullsisë ekonomikisht joaktive në moshë pune 15–64 vjeç është e angazhuar në përmbushjen e detyrave shtëpiake.
Nëse i kryqëzojmë këto të dhëna me shifrat e Censit 2023, rezulton se rreth 60 mijë individë janë të zënë me mirëmbajtjen e shtëpisë dhe për këtë arsye nuk përfshihen në tregun e punës.
Një tjetër kategori e të papunëve joaktivë janë ata që i “bëjnë bisht” punës përmes daljes së parakohshme në pension, shpesh në një moshë ende të re për të kontribuar në tregun e punës.

Administrata “mban në këmbë” ekonominë/ PBB u rrit me 4.05% vitin e kaluar, por pesha e bujqësisë dhe industrisë bie më tej
Ekonomia e ka nisur vitin me “këmbë të mbarë” tregojnë të dhënat më të fundit nga INSTAT. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma reale, në tremujorin e......

Sa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor: Shqipëria, me guida turistike më të lira për të vizituar bregdetin
Ballkani është një gadishull i pasur me destinacione natyrore dhe historike që tërheqin çdo vit mijëra turistë nga e gjithë bota. Në veçanti, zonat......

“Cigaret po bëhen më të përballueshme në Evropë” - Raporti i OBSH: Taksa mbi duhanin, masa më efektive për uljen e konsumit
Cigaret po bëhen më të përballueshme në pjesën më të madhe të Evropës, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa Komisioni Evropian po......

Kredi 113.6 mln euro për reforma fiskale dhe në energji - Masat, zgjerim i bazës tatimore dhe mbështetje për energjinë rinovueshme
Qeveria do të marrë kredi prej 113.6 mln euro për të mbështetur fazën e dytë të programit “Aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i gjelbër”, teksa projekligji......

Zelensky dhe Këshilli i Europës nënshkruajnë marrëveshje për të ngritur gjykatën për luftën në Ukrainë!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës (KE) Alain Berset kanë nënshkruar të mërkurën në Strasburg një......

SHBA dhe Irani do të rinisin negociatat javën tjetër - Në fokus, bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit
Izraeli dhe Irani duket se e respektuan armëpushimin e brishtë midis tyre për të dytën ditë dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump pohoi se zyrtarët amerikanë......

Sistem shtetëror për të dhënat e turizmit - Cilat janë institucionet dhe subjektet që do të kontribuojnë për sektorin?
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar një projektvendim, që synon ngritjen e një sistemi shtetëror të të dhënave për sektorin e turizmit, i cili do të......

Ku janë 4 mijë të rinjtë që “mungojnë” këtë vit? Tregu i punës/ Grupmosha 15-29 vjeç, në “kurthin” e inaktivitetit dhe emigrimit
Shkalla e punësimit në tre muajt e parë të vitit ka arritur në 58.3 % për popullsinë mbi 15 vjeç, një rritje modeste krahasuar me tremujorin paraardhës.......