Ku janë 4 mijë të rinjtë që “mungojnë” këtë vit? Tregu i punës/ Grupmosha 15-29 vjeç, në “kurthin” e inaktivitetit dhe emigrimit
Shkalla e punësimit në tre muajt e parë të vitit ka arritur në 58.3 % për popullsinë mbi 15 vjeç, një rritje modeste krahasuar me tremujorin paraardhës. Megjithatë, numri total i të punësuarve është ulur me 0.8 % në terma vjetorë, një kontrast që ngre pikëpyetje mbi cilësinë dhe qëndrueshmërinë e vendeve të punës.
Nga ana tjetër, shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8.7%. Ky tregues është ulur me 0.1 pikë përqindje si në tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e mëparshëm.
Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 17.9%, dukshëm më e lartë se mesatarja kombëtare, megjithëse me rënie të lehtë. Ndërkohë, shkalla e punësimit po për të njetën grupmoshë vlerësohet në 44.8%, me një rritje nga e njejta periudhë e vitit të shkuar dhe tremujorit paraardhës.
Pavarësisht përmirësimit të lehtë që sugjerojnë disa tregues zyrtarë, të dhënat tregojnë një realitet tjetër për të rinjtë shqiptarë. Në harkun e një viti, rreth 4 mijë të rinj (mosha 15–29 vjeç) janë “zhdukur” nga tregu i punës, duke sinjalizuar një tërheqje shqetësuese të këtij grupi moshe nga angazhimi ekonomik. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2024, numri i të punësuarve të rinj ishte 185,862, ndërsa në të njëjtin tremujor të vitit 2025 ka rënë në 181,637. Kjo do të thotë se 4,225 të rinj janë larguar nga tregu i punës brenda një viti, një shifër që nuk mund të shpjegohet vetëm me luhatje sezonale.
Por në të vërtetë, ulja e papunësisë tek të rinjtë nuk vjen si pasojë e shtimit të vendeve të punës, por më së shumti nga inaktiviteti dhe emigrimi. Me fjalë të tjera, më shumë të rinj nuk janë më as të punësuar, as aktivë në kërkim pune. Numri i të rinjve inaktivë në tregun e punës vlerësohet në rreth 185 mijë në tre muajt e parë të vitit aktual.
Vetëm 54.5 % e të rinjve janë pjesë e fuqisë punëtore, dhe 72.7 % e atyre ekonomikisht jo-aktivë janë ende në shkollë ose trajnim. Një përqindje jo e vogël e tyre janë thjesht të tërhequr nga tregu, të dekurajuar, pa motiv për të kërkuar punë.
Në thelb, Shqipëria po përjeton një paradoks të dhimbshëm: papunësia bie në letër, por pjesëmarrja e të rinjve në tregun e punës zvogëlohet. Ndërkohë që të rinjtë largohen nga tregu, një pjesë tjetër largohet nga vendi.

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë sot me 83.1 lekë dhe është shitur me 84.6 lekë duke regjistruar sërish rënie nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Njihen vitet e punës për ish-ndërmarrjet bujqësore - Qeveria miraton vendimin. Sa persona pritet të përfitojnë?
Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas vitit të krijimit dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit, për efekt pensioni......

Cilët janë humbësit e mëdhenj të konfliktit Izrael-Iran? - Interesat e shumë superfuqive ndërthuren në Lindjen e Mesme
Nuk është ende e qartë nëse konflikti midis Izraelit dhe Iranit është mbyllur përfundimisht, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara shpallën një armëpushim. Një......

Tirana do të mirëpresë Samitin e NATO-s në 2027 - Rama: U vendos unanimisht
Nëpërmjet një postimi në "Facebook", Kryeministri Edi Rama njoftoi se është vendosur unanimisht se Samiti i NATO-s në 2027 do të mbahet në Tiranë. Ky......

Kolegji i Mbikëqyrësve, BSH mirëpret takimin e BQE, Ahmetaj: Ruajtja e stabilitetit financiar, detyrë parësore
Në datat 25-26 qershor 2025 u zhvillua takimi i Kolegjit të Mbikëqyrësve, i organizuar nga Banka Qëndrore Evropiane (BQE) dhe i mikpritur nga Banka e......

Rishikim ligjit të sektorit elektroenergjetik - Balluku: Së shpejti në konsultim. Kemi rritur perfomancën e sektorit, masa për sezonin turistik
Ligji “Për sektorin e energjisë elektrike” do të rishikohet”. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë tryezës......

Tryeza mbi sistemin elektro-energjetik/ Balluku: Shqipëria, tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme
"Sistemi elektro-energjitik- arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik" është tryeza e mbajtur këtë të mërkurë, ku Ministrja e......

Vendet e NATO-s miratojnë objektivin 5% - Anëtarët angazhohen për të rritur shpenzimet e mbrojtjes
Vendet e NATO-s miratuan rritjen e shpenzimeve ushtarake me 5% të PBB-së. Udhëheqësit gjithashtu ripohuan angazhimin ndaj mbrojtjes kolektive, në rast se......