Shqipëria Postuar më 26 Qershor 2025, 12:33

Asetet e krimit kthehen në biznese sociale - Projekti “Toka jonë”, inovacion në fuqizimin e komuniteve lokale

Nga Elisabeta Dosku

Asetet e krimit kthehen në biznese sociale - Projekti “Toka

Tokat bujqësore të konfiskuara nga krimi i organizuar do të vihen në funkson të ripërdorimit, përmes zhvillimit të bujqësisë sociale si një instrument inovativ për fuqizimin e komuniteteve lokale, përfshirjen e grupeve në nevojë dhe forcimin e shtetit të së drejtës. 

Që prej vitit 2022, në Shqipëri është zbatuar projekti “Toka Jonë”, i pari i këtij formati,  i financuar nga Komisioni Evropian.

Bujqësia sociale, si thelb i projektit, është vënë në shërbim të krijimit të mundësive të reja për punësim dhe vetëpunësim për të rinjtë, gratë, grupet e margjinalizuara dhe familjarët e viktimave të krimit të organizuar, me qëllim frenimin e emigrimit dhe rigjallërimin e zonave rurale.

Andrea Ferrero, Delegacioni i BE në Shqipëri

“Ky projek është mbështetur nga Bashkimi Europian. Krimi i organizuar ka lënë në hije shum ëkomunitet, kështu që tokat e konfiskuara mund të kthehen në një mundësi për komunitetet dhe të krijohen përfitime nga këto asete. Nga ky projekt fiton shoqëria dhe ka si qëllim të tregojë se si munmd të ndikojë në zhvillimin rural kthimi i këtyre tokave në biznese sociale, si mun dtë krijojë vende pune dhe ekonomi në rritje."

Në total vlera e asteve te konfiskuara dhe sekuesruara nga SPAK në vitin 2024 arrin në 65.5 mln euro.

Besfort Lamallari, Zv. Ministër i Brendshëm

“Shqipëria është një model në rajon për nisma të tilla, përdorimin social të asteve të krimit, por ashtu siç ne vazhdojmë përpjektet tona për përdorimin social të këtyre aseteve, kemi dëshmuar një rritje të forcës goditëse të krimit të organizuar. Sekruestrimet kanë rritje eksponenciala në krahasim me të shkuarën, por edhe rritje të konfisikimeve në rapor me sekuestrimet. Shifrat janë ikurajim se po ecim në rrugën e duhur."

Risena Xhaja, Kryeadministratore, AAPSK

“Projekti ka dëshmuar që kur bashkohet vullnetri insitucional, jep efektet e veta. Projekti ka pasur problemet e vetra, por ne kemi mësuar se si ta lehtësojmë këtë provces. Në ditët në vazhdim do të kemi një thirrje për ograniztatat për projektet e tyre dhe kjo në vijim të publikimit të katalogut për pronatr e konfiskuara dhe sekuestruara. Të ardhurat e insitucionit janë trefishuar dhe kërkesat janë rritur."

Në përputhje me prioritetet kombëtare dhe standardet ndërkombëtare për rikuperimin dhe ripërdorimin e aseteve të konfiskuara, projekti ka kontribuar në rritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, duke promovuar modele të reja të sipërmarrjes sociale dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat