Tregu i sigurimeve në zgjerim, rritja e përgjithshme në 2025 mbi 10 për qind

Në vitin 2025 tregu shqiptar i sigurimeve është zgjeruar me më shumë se 10 për qind. Kjo del nga statistikat e publikuara sot nga Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas shifrave primet e shkruara bruto arritën vlerën e 27.1 miliardë lekëve, në rritje me 10.6% krahasuar me një vit më parë. Për vitin 2024, rritja e tregut ka qenë më e ulët, vetëm 7%.
Primet e shkruara bruto vlerësohen sa 1.03% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 0.97% që kishte qenë një vit më parë. Edhe primi i sigurimit për frymë u rrit për të pestin vit radhazi duke shkuar rreth 119 euro, ose 11.8% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Tregu i sigurimeve vazhdon të dominohet nga produktet e tregut të Jo-Jetës dhe kryesisht sigurimet e detyrueshme motorike të cilat zënë 91% të primeve totale të tregut.
Në vijim shifrat e tregut të sigurimeve sipas AMF
Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2025
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për vitin 2025 kapën vlerën 27,090 milionë lekë, ose 10.54% më shumë se në vitin 2024. Gjatë vitit 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,676,640 me një rritje prej 5.07% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.99% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.99% dhe risigurimi me 0.025%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.62% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.38% të totalit të tregut.
Gjatë vitit 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 8,591 milionë lekë, ose 0.75% më pak se në vitin 2024.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për vitin 2025 kapën vlerën 6,537 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 4.78% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2025 arritën rreth 16,900 milionë lekë, ose 12.22% më shumë se në vitin 2024.
Produkti MTPL e brendshme, në vitin 2025, pati një rritje prej 13.32% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.85% krahasuar me vitin 2024.
Produkti Karton Jeshil në vitin 2025 pati një rritje prej 8.19% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 3.99% krahasuar me vitin 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në vitin 2025, pati një ulje 0.64% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin 2024 dhe numri i kontratave u ul me 1.28%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë vitit 2025 arritën rreth 10,191 milionë lekë, 7.88% më shumë se vitin 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 10.00 % krahasuar me vitin 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë vitit 2025, patën një rritje me 5.20% kundrejt vitit 2024.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë vitit 2025 siguruan mbi 4,179 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.63%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.63% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë vitit 2025, pati një rritje prej 10.25% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 8.85% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2024.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë vitit 2025, arritën në rreth 1,444 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 3.71% në krahasim me vitin 2024.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë vitit 2025, arritën rreth 2,435 milionë lekë, ose 17.62 % më shumë se vitin 2024.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë vitit 2025 u ulën me 0.75% krahasuar me vitin 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 6,537 milionë lekë, apo 76.09% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Dëmi Mesatar i Paguar në sigurimin Motorik
Emërtimi
Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi (në %)
Viti 2024 2025 25/`24-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 156 166 6.45
Karton jeshil 892 621 (30.31)
Kasko 113 116 2.50
Minister Salla in Divjaka: Following requests, the support plan for farmers is being reviewed
At the meeting with farmers in Divjaka for the National Scheme 2026, attended by Prime Minister Edi Rama, Deputy Prime Minister Belinda Balluku and Minister......
Employment of foreigners, AKPA: Here's how companies should act to obtain approval
The National Employment and Skills Agency, to assist all Albanian companies interested in hiring foreigners, has published the relevant procedures. The......
Currency market fluctuations, is the weak dollar a risk for Europe?
The US dollar continues to lose value against other major currencies, following the trend of 2025. Last year, the US currency recorded its strongest loss in......
Rapid flood relief, Germany provides funding for 400 families in Durrës
Following the severe flooding of the past weeks, the Start Fund, supported by Germany, has made £250,000 immediately available to the NGO World Vision UK.......
Confiscated assets in the service of education - Ibrahimaj: We improve conditions in vocational schools
Assets obtained from criminal activities are being returned to serve the community and vocational education. At the Vocational High School in Kamëz, the......
10% VAT compensation for farmers - Minister Malaj: Collect invoices for products
Minister of Finance, Petrit Malaj, participated in the hearing with farmers in Divjaka on the National Scheme 2026. "VAT compensation for all farmers. For......
Electrification of the Tirana-Durrës-Rinas railway - Securing financing, from EU support to EBRD loan
The electrification of the Tirana - Durrës - Rinas railway is going through several new steps to secure the necessary financing, which is estimated at around......
The "Rebirth" of Military Factories - Map with 9 Investments of the Ministry of Defense for the Development of the Defense Industry
From the Former Autotractor Plant to the Mechanical Plant in Poliçan, nine departments and factories will be revitalized to be put into operation by the......



