Tirana kryeson për ankesat në prokurime publike - KPP: 11.2 milionë lekë do të arkëtohen në buxhetin e shtetit

Gjatë muajit shkurt, pranë Komisioni i Prokurimit Publik janë depozituar gjithsej 68 ankesa për procedurat e tenderimit, duke reflektuar vijimësinë e kontestimeve nga operatorët ekonomikë në tregun publik.
Sipas ndarjes sipas llojit të kontratës, pjesa dërrmuese e ankesave i përket furnizimit me mallra, me 37 raste. Ndërkohë, 23 ankesa janë regjistruar për kontratat e shërbimeve dhe vetëm 8 për punë publike, çka tregon një përqendrim më të lartë të problematikave në procedurat e blerjes së mallrave.
Në aspektin territorial, Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të ankesave, e ndikuar edhe nga volumi më i lartë i procedurave të prokurimit që zhvillohen në kryeqytet.
Referuar fazës së procesit, shumica e ankesave janë paraqitur në fazën e vlerësimit të ofertave. Ky tregues nxjerr në pah sfidat që lidhen me transparencën dhe kriteret e përzgjedhjes, duke e bërë këtë fazë një nga më të kontestuarat nga operatorët ekonomikë.
Paralelisht, raporti financiar i institucionit për muajin shkurt tregon se janë arketuar 12.9 milionë lekë si tarifa garancie për procedurat e prokurimit. Nga ana tjetër, 32 milionë lekë janë kthyer tek operatorët ekonomikë pas përfundimit të shqyrtimit të procedurave, ndërsa 11.2 milionë lekë do të transferohen në buxhetin e shtetit, si pjesë e detyrimeve përfundimtare financiare.
Të dhënat e muajit shkurt konfirmojnë se proceset e prokurimit publik vijojnë të shoqërohen me një nivel të konsiderueshëm ankesash, duke theksuar nevojën për forcimin e mekanizmave të transparencës dhe rritjen e besimit të operatorëve ekonomikë në këto procedura.
Evropa, në "shënjestër" të krizës pas Azisë - Shoku energjetik/ Çfarë sjell mbyllja e Ngushticës së Hormuzit?
Kriza e naftës që po prek Azinë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme paralajmëron kohë të vështira edhe për Evropën, me ekonomitë e vendeve në Kontinentin......
KESH importoi energji gjatë gjithë vitit 2025 - Fatura për blerje arriti 272.2 mln euro. Nga shitja u gjeneruan 6.7 mln euro
Fatura totale për blerje energjie arriti në 272.2 mln euro me TVSH, në vitin 2025 sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë. Në total, gjatë gjithë......
Për çfarë ankohen më shumë bizneset? - 298 ankesa u depozituan në një vit pranë Avokatit të Tatimpagueseve
298 ankesa janë depozituar pranë Avokatit të Tatimpaguesit gjatë vitit 2025 në rrugë elektronike dhe zyrtare. Referuar raportit vjetor të këtij institucioni,......
Ku po orientohen blerësit e huaj në Durrës? Fokusi, te banesat afër detit dhe potenciali i qirasë sezonale
Në tregun e pasurive të paluajtshme në Durrës, perceptimi i blerësve të huaj shpesh ndryshon nga ai i banorëve vendas. Ndërsa të huajt priren të fokusohen te......
Individët paguajnë me karta, bizneset ende me çeqe/ Kush po e shtyn realisht digjitalizimin e pagesave në Shqipëri?
Individët po e shtyjnë sistemin bankar shqiptar drejt pagesave digjitale, ndërsa bizneset vijojnë të mbeten më të lidhura me instrumentet tradicionale. Kjo......
Punë inteligjente dhe një javë 4-ditore/ Cilat vende po përgatiten të përballen me krizën energjetike?
Çmimet e naftës po kalojnë mbi 110 dollarë për fuçi në tregje duke rritur edhe kostot e karburantit. Spektri i kursimit po fillon të shfaqet në Evropë,......
Flota e mjeteve elektrike, në rritje - Në dy muajt e parë të vitit u regjistruan mbi 1.700
Flota e automjeteve elektrike në vend po rritet. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat që tregojnë një interes nga ana e qytetarëve për mjetet miqësore me mjedisin.......
9,1% e portugezëve punojnë gati 50 orë/javë - Vendi i katërt në BE ku mesatarja llogaritet në 6,5%
Portugalia renditet e katërta në Bashkimin Evropian për pjesën e profesionistëve që punojnë rregullisht 49 orë ose më shumë në javë në punën e tyre kryesore.......


